Gjykata e Lartë, Nishani konsultohet me krerët e grupeve parlamentare

Presidenti i Republikës Bujar Nishani nis takimet konsultative me krerët e grupeve parlamentare për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës së Lartë.Takimin e parë kreu i shtetit e ka zhvilluar me kreun e grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi, për të vijuar më pas me kreun e grupit parlamentar të PD, Edi Paloka.Paloka: Do mbështesim kandidatët e përzgjedhur sipas kritereveNë një prononcim për mediat pas takimit, kreu i grupit demokrat Edi Paloka u shpreh se ende nuk ka emra konkretë për anëtarë të Gjykatës së Lartë."Ende nuk ka emra, ne jemi të përcaktuar në kriteret që kemi pasur dhe në momentin që presidenti do të përcaktojë dhe emrat besoj se nëse kriteret do të zbatohen absolutisht ne do të jemi dakord. Nuk i kemi kërkuar emra nuk kam paraqitur asnjë emër, kemi biseduar për kriteret, presidenti shpjegoi edhe procedurën dhe presim dekretimin e emrave” tha Paloka.Vasili: Lista e paraqitur, mundësi për zgjedhjeNdërsa, kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili theksoi se lista e paraqitur nga presidenti ishte mjaft e pasur dhe linte mundësi për zgjedhje por nuk preferoi të deklarohej se cilët janë kandidatët e pëlqyer nga LSI-ja."Ishte një takim ku u diskutua për përzgjedhjen e kandidatëve për duke pasur në mënyrë të natyrshme në fokus respektimin e procedurave dhe kritereve logjore. Së pari mbi parimet që ndërtojnë procesin dhe ndamë me presidentin Nishani dhe mënyrën sesi do të vazhdojë ky proces sepse sot ishte një konsultim dhe një ndarje idesh për mënryën sesi presidenti ka menduar ta ndërtojë këtë proces  duke zbatuar kriteret ligjore të vendosura për përzgjedhjen e kandidatëve dhe diskutuam sigurisht për këto kritere do ta udhëheqin këtë proces në ecurinë e mëtejshme të tij që me  ardhjen e dekreteve dhe deri në miratimin e tyre në Parlament. Unë u njoha me të gjithë mënyrën dhe problematikën dhe kriteret ligjore që e ndërtojnë këtë proces dhe këtë informacion do t`ia përcjell grupit parlamentar të LSI-së. Lista e paraqitur prej 20 e ca kandidtatë janë njerëz me ekspericën në fushën juridike, me integritet të përcaktuar moral fdhe profesional, pra është një listë e pasur dhe në të cilën ka mundësi zgjedhjeje të kandidatëve që vijnë qoftë nga gjyqësori, qoftë jashtë gjyqësorit" tha Vasili.Takimet kanëvijuar, me kreun e grupit parlamentar të PDIU, Shpëtim Idrizi dhe me kreun e grupit parlamentar të PR-së, Fatmir Mediu.Këto takime vijnë në vazhdën e praktikave të ndjekura nga Kreu i Shtetit, pasi edhe për kreun e ri të Gjykatës Kushtetuese, Nishani zhvilloi takime konsultative me 5 krerët e grupeve parlamentare.Pas kësaj, kandidatura e zotit Bashkim Dedja, e dekretuar nga Presidenti i Republikës, z. Bujar Nishani me dekretin nr. 8341, datë 09.10.2013, mori 126 votat e të gjithë deputetëve të pranishëm në Kuvend.