Vrasja e Fatbardha Tafës, shyhet vendimi për Aldo Hoxhën
Gjykata ka shtyrë për në 20 nëntor seancën gjyqësore për Aldo Hoxhën, të akuzuarin për vrasjen e Fatbardha Tafës, ngjarje e ndodhur një vit më parë në kryeqytet.Shkak për shtyrjen e gjyqit është bërë mungesa e avokatit mbrojtës Sajmi Visha i cili do të paraqeste sot konkluzionet përpara se gjykata të japë vendimin për 20-vjeçarin Aldo Hoxha.Ndërkohë në seancën e kaluar Prokuroria kërkoi burgim të përjetshëm për 20-vjeçarin.Gjatë leximit të pretencës prokurori Endrit Bime argumentoi para gjykatës se për Aldo Hoxhën ka fakte të pakundërshtueshme që është vrasësi i Fatbardha Tafës. Sipas prokurorit në vendngjarje është gjetur kapelja, e cila i përkiste 20 vjeçarit dhe në të janë gjetur fije floku të tij dhe njolla gjaku të viktimës.Në seancë ishin të pranishëm edhe familjarë të Aldo Hoxhës, të cilët nuk e kanë pritur mirë kërkesën e organit të akuzës. Ata u shprehën jashtë kameras se shumë shpejt do të zbradhet e vërteta e kësaj ngjarje.Hoxha akuzohet se 7 gushtit e vitit 2012 vrau Fatbardha Tafën në tentativë për ti grabitur asaj varësen që mbante në qafë. Një mister i pazgjidhur në të gjithë këtë histori vazhdon të jetë bashkëpunëtori i Aldo Hoxhës në grabitjen e cila solli humbjen e një jete. Ndërkohë seanca e radhës ku pritet te jepët vendimi është data 20 nëntor.