PD kërkon në KQZ anulimin e zgjedhjeve në Korçë, Bylykbashi: Drejtësia të veprojë

Partia Demokratike ka kërkuar nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve anulimin e zgjedhjeve për kryetarin e bashkisë së Korçës.Demokratët kanë depozituar zyrtarisht sot kërkesën në komisonin e administrimit të zgjedhjeve për anulimin e zgjedhjeve në Korçë pas transmetimit të pamjeve filmike në media për blerje vote nga ana e Partisë Socialiste.“Dorëzuam kërkesën e PD për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në bashkinë e Korçës dhe përsëritjen e tyre. Në vjim të asaj shkelje të rëndë që është konstatuar nga të gjithë qytetarët korçarë ditën e dielë, por mbi të gjitha u faktua me filmim dhe me zë nga një TV kombëtar ku dolën qartë provat e blerjes së votës, që është një nga cënimet më të rënda që mund ti bëhet të drejtës së votës. Bazuar në këto prova ne i kërkuam KQZ si organ kompetent që mbi bazën e nenin 160, 161 të shpallë të pavlefshme zgjedhjet në të gjithë qytetin e Korçës, pasi asnjë zgjedhje nuk mund të jetë legjitime kur themeli i votës cënohet përmes një vepre penale masive si ajo që u konstatua në Korçë ditën e dielë, blerjes së votës. Shpresojmë që KQZ dhe të gjitha instancat e tjera ti japin përgjigjen e merituar këtij dhunimi të rëndë të një të drejtë kushtetuese, që është e drejta për të votuar e zgjedhësve shqiptarë” deklaroi Oerd Bylykbashi pas dorëzimit të kërkesës në KQZ.Deputeti demokrat ka kërkuar nga KQZ, Prokuroria dhe i gjithë sistemi i drejtësisë ti japin ndëshkimin e merituar korrupsionit politik përmes blerjes së votës me paranë e pisët të trafiqeve. Në të kundërt sipas tij, kjo është një këmbanë alarmi për zgjedhjet e ardhshme vendore.“Aktualisht përveç KQZ është investuar edhe Prokuroria. Shteti i të drejtës është e vetmja garanci që zgjedhjet në Shqipëri të jenë vërtet të lira dhe të ndershme. Ne do kërkojmë me forcë që kjo e drejtë të vihet në vend, KQZ ti japë ndëshkimin që duhet një proçesi të korruptuar si ai i Korçës, të japë një sinjal të fortë kundër një sekreti të madh publik siç është korrupsioni politik përmes blerjes së votës me paranë e pisët të trafiqeve dhe të krimit që PS përdori masivisht jo vetëm në zgjedhjet e Korçës, por ajo që ne kemi denocuar e ka përdorur masivisht që në zgjedhjet e 23 qershorit. Ne pamë një aplikim sistematik të këtij krimi, kësaj shkelje të rëndë në qytetin e Korçës, që tregon se PS dhe LSI , Rama dhe Meta bashkë janë tashmë aq të bindur se asgjë nuk i ndalon në arrogancën e tyre sa mund të aplikojnë një skemë kriminale kundër zgjedhësve, lirisë së zgjedhjes në mënyrë masive në një zonë zgjedhore. Nëse nuk ndëshkohet sot kjo është vetëm preludi i asaj që ne mund të presim në zgjedhjet e ardhshme. Shqiptarët duhet të harrojnë që nesë këto emementë kriminalë që udhëhiqen nga kryeministri Rama dhe bashkëkryeministri i tij Meta nuk marrin goditjen sot, të kemi mundësinë për zgjedhje të lira dhe të ndershme në të ardhmen” tha ai.I pyetur lidhur me vendimin e grupit parlamentar të PD për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për hetimine kësaj çështje, Bylykbashi tha se po pregatitin kërkesën në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin për ngritjen e komisioneve hetimore për ta paraqitur në ditët që vijon në parlament.“Dje grupi parlamentar vendosi ngritjen e një komisioni hetimor. Jemi duke pregatitur kërkesën në përupthje me Kushtetutën dhe ligjin për ngritjen e komisioneve hetimore për ta paraqitur në ditët që vijon në parlament. Ai është një instrument tjetër shumë i fortë që i njeh Kushtetuta parlamentit për të hetuar një fenomen kaq të rëndë, jo thejsht të paligjshëm, por që cënon themelet e Kushtetutës. Kushtetuta , ligji dhe jurispondenca e gjykatës kushtetuese i përcaktojnë qartë ndarjet mes asaj që i takon parlamentit, një hetim si instrument i fuqishëm kontrolli për të gjitha ato shkelje që janë në kompetencën e parlamentit për të hetuar, dhe punës që bën prokuroria në hetimin e një rasti konkret. Përveç asaj që është aksioni shumë i fortë politik që PD po fillon jo thjesht për ta denoncuar, por për ta çuar përpara drejtësisë dhe zgjidhjeve që do tu vënë fre këtyre shkeljeve të rënda është me rëndësi që edhe prokuroria dhe sistemii drejtësisë të bëjnë punën e tyre. Nuk është i vetmi rast që tashmë është para drejtësisë, është dhe kallëzimi që ka bërë KQZ për atë që kanë parë shqipatrët në 23 qershor në qarkun e Lezhës ku haptazi vota e shqiptarëve ishte vjedhur përmes parave të pista për të kaluar një mandat te PS, duke deligjitimuar një proçes që është proçesi themelor i demokracisë” përfundoi Bylykbashi.Ndërkohë, Prokuroria e Korçës urdhëroi sot sekuestrimin e materialeve në zyrën e PS, ku është filmuar shpërndarja e parave për të bërë të mundur ekzaminimin e pamjeve filmike nga ekspertët.Një ditë më parë organi i akuzës nisi hetimin për çështjen e blerjes së votave për zgjedhjet në Bashkinë e Korçës.