Tregëtimi i mishit, Prefekti i Tiranës ngre Task-Forcën për kontrollin e tregjeve

Prefekti i Tiranës,  Sadi Vorpsi, ngriti sot Grupin e Task-Forcës, i cili do të inspektojë tregjet dhe do të marrë masa, sa i përket problematikës së therjes, transportimit dhe tregtimit të mishit.Në mbledhjen e parë të zhvilluar paraditen e sotme në mjediset e Prefekturës së Tiranës u hartua plani i masave për përmbushjen e dispozitave të Aktit Normativ të Qeverisë si dhe u caktuan grupet e përbashkëta të punës, të cilat do të fillojnë kontrollin në zonat kryesore të kryeqytetit dhe më gjerë.Në fjalën e tij, prefekti Vorpsi theksoi se problematika e cilësisë ushqimore është tepër e rëndësishme dhe kërkon një kujdes të madh.“Në Bashkitë Tiranë dhe Kamëz si dhe në Komunën Paskuqan, situata paraqitet kaotike. Kjo për shkak se Bashkia Tiranë nuk ka një thertore, apo në Kamëz mungon një strukturë veterinare. Ne vërejmë punën e dobët të institucioneve vendore përkatëse, të cilat janë përgjegjëse për këtë situatë. Grupi task-forcë që është krijuar, do të jetë aktiv në ushtrimin e kontrolleve deri në përmirësimin e situatës dhe krijimin e kushteve optimale nga të gjithë subjektet tregtare”, u shpreh Vorpsi.Grupi Task-Forcë i kryesuar nga Prefekti i Qarkut Tiranë përbëhet nga përfaqësues të institucioneve vendore dhe më konkretisht: 1 – Taulant Kalo (Drejtor Rajonal i Autoritetit Ushqimor)2 – Ardian Çipa (Drejtor i Policisë së Qarkut Tiranë)3 – Vilma Rakipi (Drejtore e Drejtorisë Rajonale të Tatimeve)4 – Edmond Stojku (Drejtor i Autoritetit Shëndetësor Rajonal)5 – Ermion Arapi (Drejtor i Agjencisë Rajonale të Mjedisit)6 – Kryetari i Bashkisë / Komunës sipas rastit të shqyrtimit të çështjes.Task-Forca vjen si rezultat i gjendjes emergjente të cilësisë së mishit dhe është në zbatim të Aktit Normativ Nr.4, datë 16.08.2012, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e rregullave për therjen e kafshëve dhe tregtimin e tyre” si dhe Urdhrit të Ministrit të Brendshëm Nr. 305, datë 05.09.2012.