Maskat grabisin argjendarinë në Laç, plagosin me armë dhe pronarin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Nëntor 2013, 19:08
E ndërsa e gjithë vëmendja e policisë në veri të vendit ishte fokusuar në kontrabandën e mineralit të kromit, katër persona të maskuar dhe me armë zjarri kanë grabitur një argjendari vetëm 100 metër larg komisariatit të Laçit.Grabitësit kanë marrë një sasi te konsiderueshme bizhuterish, ndërsa kanë plagosur në këmbë pronarin e argjendarisë, shtetasin Saimir Reci 42 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autorët e grabitjes janë larguar menjëhërë nga vendi i ngjarjes, të ndihmuar edhe nga errësira.Ndërkaq policia ka shoqëruar disa persona për t’ i marrë në pyetje, të cilët sëbashku me dëshminë e pronarit të argjendarisë pritet të ndihmojnë në identifikimin e autorëve të grabitjes.