Durrës, grabitet një pike lojërash fati, policia nis hetimet

Grabitet një pikë lojrash fati në Durrës. Rasti është denoncuar në polici nga pronari i biznesit në fjalë, i cili ka deklaruar se i është grabitur e gjithë xhiroja ditore.Po sipas denoncimit të pronarit, personat që kanë kryer grabitjen kanë qenë të armatosur, të cilët të ndihmuar edhe nga errësira, pasi në lagje nuk ka pasur drita janë larguar menjëherë nga vendngjarja.Policia e Durrësit është nisur menjëherë drejt vendngjarjes ku dyshohet se ka ndodhur grabitja dhe ka nisur hetimet.