Malaj: Buxheti duhej të ishte gati. Të mos ndryshojë gjatë vitit, dëmton ekonominë

Projektbuxheti 2014 është i vonuar pasi duhej që të ishte prezantuar në 25 tetor dhe tashmë të kishin nisur diskutimet.Ish-Ministri i Financave, Arben Malaj, ka vlerësuar mbështetjen e FMN-së në këtë proçes, por ndër të tjera ka kërkuar që në vitet e ardhshme të bëhet kujdes dhe të mos ndryshohet buxheti brenda vitit. Malaj ka deklaruar gjithashtu se qeveria nuk duhet që të shlyejë borxhet e bizneseve vetëm me para të marra borxh.Në hartimin e projektbuxhetit për vitin e ardhshëm ish-Ministri i Financave ka kërkuar kujdes edhe me nivelin e defiçitit dhe borxhit publik.Vonesa e në kalimin e buxhetit për vitin e ardhshëm mund të sjellë probleme në pagesat e muajit janar. Ndërkohë që përfshirja e FMN-së në këtë proçes do të thotë se qeveria mund t’i nënshtrohet politikave më të rrepta fiskale.