Autostrada Tiranë-Elbasan, Haxhinasto: Duam cilësi, firma do likujdohet

Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinsto, në mesditë ka inspektuar punimet e autostradës Tiranë- Elbasan. Në fjalën e tij para mediave, Ministri Haxhinasto u shpreh se punimet e kësaj autostrade do të vashdojnë normalisht.Ndërprerja e punimeve nga firma greke ka ardhur si shkak i moslikujdimit nga ana e qeverisë, dhe vetë Ministri Haxhinasto garantoi firmen kontraktuese se qeveria shqiptare do të shlyejë shumë shpejt të gjitha detyrimet ndaj saj. Gjithashtu Haxhinasto i kërkoi firmës që të jetë rigoroze përsa i përket cilësisë së punimeve dhe parametrave teknikë si dhe afatit të përfundimit.Inagurimi i rruges Tirane -Elbasan u realizua vetem nje jave para zgjedhjeve pralamentare ne 16 qershor dhe pritej te përfundonte ne qershorin e vitit 2014. Nderkohe me ri tmin e ecur deri tani, punimet priten te zgjasin dhe qeveria e re ne pushtet do te vendosë nja afat të mbarimit te tyre.