Vret shokun për një lojë poker, ngjarja në fshatin Libonik, arrestohet autori

Për një lojë pokeri ka vrarë shokun e tij. Ngjarja e rëndë u shënua në fshatin Libonik të Korçës rreth orës 15: 00.Dy të rinjtë kanë qënë duke luajtur poker në një lokal në fshatin Libonik, kur autori dhe viktima janë konfliktuar për shkak të lojës. Por konflikti nuk është mbyllur këtu.25-vjeçari Donald Kreka ka lënë lokalin dhe është futur në banesën e tij, prej ku ka dalë i armatosur. Ai është kthyer në lokal duke shtene me bresheri automatiku drejt shokut te tij, 23-vjeçarit Adriatik Bregu.Ai ka mbetur i plagosur rëndë dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Një e moshuar, dëshmitare në ngjarje, ka rrëfyer e tronditur krimin.Autori i këtij krimi, 25-vjeçari Donald Kreka ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, por disa minuta më vonë është arrestuar po në fshatin Libonik.Uniformat blu bënë të ditur se të dhënat e para tregojnë se shkak i ngjarjes ka qënë sherri për lojën e pokerit.