Papulias Nderi i Gjirokastrës, lule në varrezat “greke”, i ikin dritat në Derviçan

Gjirokastra shpall “Qytetar Nderi” presidentin grek, Karolos Papulias. Titulli i nderit i është dorëzuar sot gjatë vizitës së Presidentit Papulias në qytetin e gurtë nga kreu i Bashkisë, Flamur Bime, me motivacionin “për kontribut në formacionin e marrëdhënieve dypalëshe Shqipëri-Greqi.Në fjalën e tij, presidenti i Greqisë, Karolos Papulias ka shprehur emocionet dhe vlërësimet për marrjen e këti titulli.“Titulli është nderi më i madh që më është bërë në jetën time. Me Gjirokastrën kam lidhje fëmijërore që s’do t’i harroj. Vij nga Këlcyra me emocion. Jam përpjekur për marrëdhëniet Shqipëri-Greqi",tha ai.Në ditën e tretë të vizitës zyrtare në Shqipëri Presidenti grek Karolos Papulias mori pjesë në meshën e mbajtur në manastirin e “Shën Nikollës” në Këlcyrë, të drejtuar nga kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatos.Mesha është mbajtur në shqip dhe greqisht në përkujtim të ushtarëve të rënë në luftën italo greke. Më pas ai ka vendosur kurora me lule tek kryeqi i madh që simbolizon shpirtin e ushtareve të rënë grekë.Më pas, Papulias ka udhëtuar drejt Derviçanit në kryeqendrën e minoritetit grek. Gjatë takimit të zhvilluar me minoritarët grekë ka ikur energjia elektrike në momentin që Papulias mori fjalën për arsye ende të paqarta. Pas kësaj Papulias nuk ka pranuar ta vazhdojë fjalën duke ndërprerë atë në mes.Lidhur me ndërprerjen e energjisë elektrike ka reaguar edhe Ministria e Brendshme e Shqipërisë, sipas të cilës organizatoret e aktivitetit rrymën elektrike e kanë siguruar nëpërmjet gjeneratorit dhe se ndërpreja mund të ketë ardhur pikërisht për shkak të problemeve të gjeneratorit.