Prishja e ndërtimeve në Gjirokastër, pronarët akuzojnë: INUK po tregohet selektiv

Ashtu siç ishte paralajmeruar edhe qyteti i Gjirokastres nuk mund te shpetonte nga aksionet dhe nderhyrjet e Inspektoriatit Ndertimor Urbanistik Kombetar, per sa i perket ndertimeve pa fre,sidomos atyre ne zonen muzeale.Megjithate kjo nderhyrje prane nje objekti ne Gjirokaster, eshte shoqeruar vetem me ane te nje shiriti dhe nje letre te bardhe, ne te cilen jane shtypr inicialet e INUK. Kjo ka shqetesuar pronaret e ligjshem te truallit dhe godines, e cila eshte aprovuar sipas nje projekti te firmosur nga Apollon Baçe ne pozicionin e sekretarit te Keshillit Kombetar te Restaurimeve.Godina ne fjale ndodhet prane zones muzeale, nderkohe qe ne brendesi te saj jane jo pak, por 300 ndertime pa leje per te cilat nuk ka asnje reagim dhe pavaresisht verejtjeve nga UNESCO asnjehere nuk eshte marre asnje vendim per nderhyrjen ne to.Vendi ku ngrihet godina ka qene dikur vendi ku qendronte Monumenti i Enver Hoxhes. Ne kohen e qeverise Nano ne kete vend u aprovua nje projekt per ndertimin e godines se Fakultetit Ekonomik te Universitetit “Eqerem Çabej” te Gjirokastres, i cili mori jete ne kohen e qeverise Berisha,nderkohe qe sot do te kthehet ne gjendjen fillestare. Hysen Kodra, pronar i kesaj godine shprehet se kjo eshte nje zgjedhje selektive.Pak muaj me pare, qytetit te Gjirokastres i eshte lene mundesia e fundit nga UNESCO, per nderhyrjen ne zonen muzeale dhe rikthimin e saj ne identitet, por deri me sot nga Drejtoria e Monumenteve te Gjirokastres dhe policise bashkiake te ketij qyteti, nuk ka pasur asnje nderhyrje.Ato pak raste te cilat jane vetequajtur aksione nga Bashkia e Gjirokastres, kane patur te bejne me prishjen e disa shkalleve ne kete zone,a thua se kane qene ato shqetesimi me i madh i qytetit te gurte,i cili per fat te keq eshte duke u rrenuar nga dita ne dite.