Burrat “luftë” ndaj grave, policia parandalon 9 raste të dhunës në familje në kryeqytet
Përgjatë ditës së djeshme, në kuadër të punës për parandalimin e ngjarjeve dhe dhunës në familje nga strukturat e policisë së Kryeqytetit, është ndërhyrë në 9 -raste të parandalimit të krimit në ambjentet familjare, duke kryer veprimet proçedurale dhe plotësuar Kërkesë Paditë për lëshimin Urdhërave të Menjëhershëm të Mbrojtjes.•Kështu është arrestuar në flagrancë Alban Besim Nozlli, 32 vjeç, lindur e banues në Tiranë.Arrestimi i tij u krye pasi dje në banesë në fshatin Yrshek dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij 26 vjeçare. Materialet i'u kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të "Dhunës ne familje".• U plotësua kërkesë - padia, për lëshimin e urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasin, H.B, 74 vjeç, banuese në në Kombinat Tiranë, pasi dyshohet se djali i tij e shtetasi Edmond Balla, 40 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike në mënyrë të vazhdueshme. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në bazë të Ligjit Nr.9669, datë 18.12.2006.• U plotësua urdhër i menjëhershëm i mbrojtjes nga komisariati Kavajë, për shtetase R.K, 35 vjeç, pasi bashkeshorti i saj shtetasi Mili Jonuz Kanani, 37 vjeç, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike në mënyrë sistematike ndaj saj.• i'u plotësua kërkesë padi për lëshimin e Urdhërit të Menjehershëm të Mbrojtjes shtetases Z.Sh, 32 vjeç, lindur e banuese në Qerret Kavajë, pasi ish bashkeshorti i saj shtetasi Eduart Halimi, 34 vjeç, e ka kanosur dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj dhe familjes. Materialet i'u kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, në bazë të Ligjit Nr.9669, datë 18.12.2006.• U plotësua kërkesë padia për lëshimin e Urdhërit të Mbrojtjes, për shtetasinn P.G, 60 vjeç, banues në Qesarakë Tiranë, sepse bashkëshortja e tij shtetasja S.Gravani, ka ushtruar dhune fizike dhe psikologjike ndaj tij.• U plotësua kërkesë padia për lëshimin e Urdhërit të Mbrojtjes, për shtetasen D. L, 60 vjeç, sepse dyshohet se bashkëshortja e djalit shtetasja E.L, 28 vjeç, ka ushtruar dhune fizike dhe psikologjike ndaj saj.• U plotësua urdhër i menjëhershëm i mbrojtjes shtetases R.H, 33 vjeç, pasi dyshohet se shtetësja F.Hysa 54 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike në mënyrë sistematike ndaj saj.• U plotësua urdhër i menjëhershëm i mbrojtjes shtetases D.H, 28 vjeç, lindur dhe banuese në Tiranë, pasi shtetësja R.Hysa, 33 vjeç, dyshohet ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike në mënyrë sistematike ndaj saj.• U plotësua urdhër i menjëhershëm i mbrojtjes shtetases A.A, 27 vjeç, pasi dyshohet se bashkëjetuesi i saj shtetasi Y.Mucaj, 38 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike në mënyrë sistematike ndaj s