SHBA kontakte zyrtare për armët kimike, Bushati: S’kemi vendosur ende

Tirana zyrtare ka pranuar se ka pasur kontakte zyrtare me Uashngtonin per të shkaterruar arsenalin kimik të Sirisë, por qeveria shqiptare ende nuk ka marre nje vendim per kete. Kete e ka zbuluar Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, në një interviste për gazetën franceze “Le Monde”, i cili thotë se Uashngtoni i ka bere nje propozim qeverisë shqiptare lidhur me kete çeshtje."Ne nuk kemi marrë ndonjë vendim deri më tani, pasi jemi ende në nivelin e diskutimeve teknike " ka thënë Bushati. Disa vende të tjera perfshire Norvegjinë kanë refuzuar kerkesën e Shteteve të Bashkuara .“Le Monde” shkruan se Shqipëria ka disa avantazhe për pozitën gjeografike, për shkak të afërsisë së saj me detin dhe lehtësinë e transportit.Përveç kësaj shkruan gazeta ajo ka një përvojë të veçantë në shkatërrimin e armatimit kimik. Ne artikull thuhet se ne Shqiperi me nje ndihme amerikane prej 35 milion euro dhe nen monitorimin e saj jane shkaterruar 16 ton "gas mustard".Sipermarrja do te perfshinte me te gjithe gjasat perdorimin e makinerive te posaçme, te siguruara nga Shtetet e Bashkuara, per shkrirjen apo djegien e gati 1.000 tone rezerva te agjentit nervor sarin dhe gazit mustard.Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike deklaroi ditë më parë se pajisjet për prodhimin, përzierjen dhe mbushjen e armëve kimike u shkatërruan në Siri.Armët kimike janë një nga elementët më të rrezikshëm ushtarakë. Janë të pakta vendet në botë që zotërojnë sot këtë lloj arsenali ushtarak pasi në bazë të konventave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare ky armatim po shkatërrohet.Por, çfarë armësh kimike ka në zotërim regjimi i Bashar al Assad?Janë të pakta informacionet që dihen rreth armëve kimike të regjimit sirian. Por, ajo që është e konfirmuar është prania e sarinit. Sarini është një agjent nervor, zhvilluar së pari nga studiuesit gjermanë në fund të 1930.Deri në 500 herë më toksike se cianidi, ai është një lëng pa ngjyrë dhe pa erë që shkakton paralizim të muskujve, humbje përqëndrimi dhe asfiksi të cilat mund të vrasin brenda një minute.