Tatimet zbulojnë tjetër skemë mashtrimi fiskal, 295 mln dëm në arkën e shtetit

Zbulimi i një tjetër skeme të evazionit fiskal ka rritur të ardhurat në administratën tatimore. Drejtoresha e Përgjithshmë e Tatimeve Briseida Shehaj në një deklaratë për mediat ka bërë të ditur se përgjatë muajit tetor janë mbledhur 12 milion USD më shumë se një muaj më parë. Ndërkohë që vlera e evazionit fiskal e ardhur si pasojë e shmangies së deklarimit dhe pagesës së tatimeve vlerësohet 295 milion lekë."Perveç zbulimit të skemës mashtruese të rimbursimit të TVSH-së me vlerë prej 515 milionë lekësh, kemi arritur të zbulojmë edhe një vlerë të evazionit fiskal me masën prej 295 milionë lekësh, kryesisht shmangie nga detyrimi për të deklaruar dhe paguar tatimet apo skema karusel të TVSH-së"- tha Drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj.Sipas Shehaj në krahasim me një vit më parë janë grumbulluar 756 milion lekë më shumë dhe kontributin kryesor e ka dhënë TVSH-ja si dhe rritja e kontributeve për sigurimet shoqërore."Nga tatimet janë mbledhur 12 milionë dollarë më shumë se muaji shtator i këtij viti, ndërkohë që krahasur me tetorin e vitit të kaluar të ardhurat tatimore janë grumbulluar 716 milionë lekë më shumë. Rëndësi të veçantë zë TVSH-ja me 61 milionë lekë më shumë dhe të ardhurat personale me 17% më shumë. Kontributet nga sigurimet shoq.6 % më shumë se tetor 2012. Këto të ardhura zvogëlojnë gropën e zezë të gjetur në buxhet"tha ajo.Kohët e fundit administrata tatimore është akuzuar për mosrealizim të ardhurash, duke dhënë kështu efekte të ndjeshme në buxhet.