Task-Forca kundër tregtimit të mishit në rrugë, nis njoftimi i operatorëve

Nën drejtimin e Ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, u mblodh sot takimi i dytë i 'task forcës' që do të kryejë aksionin mbarëkombëtar për të larguar nga zonat urbane në gjithë vendin tregtimin e kafshëve të gjalla dhe mishit të therur.Ministri Panariti theksoi se me këtë aksion do të vendosim një standard ushqimor të pakthyeshëm."Shqipëria së shpejti do të marrë statusin kandidat dhe situtata të tilla ku kafshët tregtohen dhe theren mes qyteteve nuk tolerohet nga BE", - tha Panariti.Tregtimi i kafshëve do të bëhet në pikat e posaçme të të përcaktuara me ligj dhe therja e tyre në thertoret që plotësojnë gjithë parametrat ligjorë dhe standardet higjeno sanitare.U ra dakord që fillimisht të njoftohen zyrtarisht gjithë operatorët e tregtimit të mishit dhe nënprodukteve të tij për largimin e menjëhershëm nga zonat e palejuara ku ata zhvillojnë aktivitetin e tyre. Aksioni do të paraprihet dhe nga një fushatë sensibilizimi në media.Pjesë e 'task force' të drejtuar nga Ministri Panariti janë përfaqësues nga Ministria e Brendshme, Ministria e Mjesidit, Policia e shtetit, AKU, INK, Tatimet etj.