Durrësi mes inerteve, qytetarët: Bashkia duhet t’i largojë urgjentisht
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Nëntor 2013, 20:10
Ndonëse fadromat e inspektoriatit ndërtimor kanë ndërhyrë për prishjen e ndërtimeve pa leje në Durrës, ajo që ka mbetur pas nga ky aksion, është me të vërtetë e trishtueshme.Gërmadha dhe pirgje gurësh kanë mbuluar territorin në hyrje të qytetit të Durrësit ndërsa sheh edhe persona të cilët mundohen të nxjerrin bukën e përditshme duke mbledhur materiale hekuri.Qytetarët shprehen se duhet të ndërhyet urgjentisht për heqjen e mbetjeve inerte.Aksioni i ndërmar nga inspektoriati i ndërtimit në Durrës ka filluar para pak ditësh me prishjen e disa lavazheve dhe godinave në hyrje të qytetit, për të vijuar më pas edhe me prishjen e 2 komplekseve turistike.