Ura e Matit, marrja e inerteve shkatërron bazamentin e saj
Ura e Matit, e cila është edhe më e gjata në veri të vendit, e ndërtuar shumë vite më parë sot ndodhet në prag të shkatërrimit të saj.Shkatërrimi që ka pësuar ndër vite infrastuktura e këtij investimi madhor, nuk ka ardhur vetëm si pasojë e kushteve atmosferike apo dekadat që ka mbi shpinë, por edhe nga dora e njeriut.Shfrytëzimi i materialeve inerte të lumit, është një prej faktorëve kryesorë të gjendjes në të cilën ndodhet sot kjo urë.E cilësuar si një nga urat më të rëndësishme në veri të vendit, ura e matit, e cila shërben për qarkullimin e automjeteve por edhe atë hekurudhor, nuk mund ti shpëtonte grabitjes nga “gjuetarët” e skrapit të cilët kanë hequr pothuajse çdo pjesë metalike të saj.Gjendja në të cilën ndodhet sot kjo urë, e cila lidh Milotin me Lezhën, është vërtet për të ardhur keq, ndërkohë që edhe këmbët e saj sa vijnë e dalin gjithnjë e më në sipërfaqe, pasi distanca ku meren inertet e lumit është më pak se 500 metra larg.Autoritetet përgjegjëse asnjëherë nuk kanë marrë masa për parandalimin e këtij fenomeni i cili kryhet pikërisht në një zonë ku në mënyrë kategorike është e ndaluar. Ndoshta ky është momenti për të reaguar pasi nesër do të jetë vërtet shumë vonë dhe ndërhyrjet do të jenë të pamundura e nuk do të mjaftojnë për asgjë.