Hoffman:Mbështetje Shqipërisë në ekonomi dhe për integrimin
Gjermania do të vazhdojë ta përkrah Shqipërinë në sfidat e saj në zhvillimin ekonomik dhe integrimin europian.Kështu është shprehu ambasadori i Gjermanisë në Tiranë Helmut Hoffman gjatë nënshkrimit të një marrëveshje të bashkëpunimit strategjik Shqipëri-Gjermani duke shtuar se edhe pse sfidat e së ardhmes janë të vështira ato duhen përballuar me sukses.Ambasadori Hoffman shprehu angazhimin e vendit të tij për të qenë prezente në investimet në Shqipëri.Ndërsa zv.kryeministri Niko Peleshi pasi falenderoi Gjermaninë për ndihmën e dhënë gjatë gjithë këtyre viteve tha se qeveria mbetet e angazhuar për të çuar në një tjetër nivel bashkëpunimin me Gjermaninë.Sipas Zv.kryeministrit, pas projekteve të përbashkëta në infrastrukturë dhe energjitikë do të bashkëpunohet edhe në fushën e menaxhimit të ujërave dhe mbetjeve urbane.Ai shtoi se së shpejti do të nisë projekti madhor i linjës së transmisionit me Kosovën, një projekt realizimi i të cilit e vendos Shqipërinë në tregun rajonal të energjisë.