Vetëvaret në burg, Tonin Biba në depresion pasi vrau nënën e tij në 2001

Fakti i kryerjes se nje krimi te pashoq ne vitin 2001 eshte shoqeruar me probleme mendore per shtetasin Tonin Biba, i cili i ka dhene fund jetes, duke u vetevarur ne qeline e tij ne burgun e Zaharise.Burime nga ky institucion bejne me dije se 44-vjeçari Biba, 12 vite me pare ka goditur me thike nenen e tij e cila per shkak te plageve ka nderruar jete.Qe prej asaj kohe gjendja shendetesore mendore e 44- vjeçarit Tonin Biba, ka qene teper e renduar dhe mesohet se gjate koheve te fundit ai qendronte nen kujdesin e mjekeve ne burgun e Krujes.Ai eshte gjetur i vetevarur nga rojet e ketij institucioni sigurie, nderkohe qe eshte vertetuar se shkak per vdekjen e tij ka qene vetevarja.

“Më datë 04.11.2013, në I.E.V.P Krujë, u vetëvar i dënuari Tonin Biba. Trupi i pajetë u zbulua nga punonjësi i sigurisë gjatë kontrollit fizik të dhomave, rreth orës 23.30. I dënuari Tonin Biba ka realizuar aktin e vetëvarjes me anë të një pjese çarçafi të përshtatur si rrip, duke e lidhur në dorezën e superluçit të pjesës së sipërme të dritares. Në momentin e ngjarjes, Biba ndodhej në dhomën Nr.5, Sektorin A, Kati i II-të, ku trajtohen shtetasit me masën mjekësore ”Mjekim i Detyruar”. Menjëherë pas konstatimit të aktit të vetëvarjes, është ndërhyrë për t’i dhënë ndihmën e parë nëpërmjet mjekut të Institucionit, por me gjithë përpjekjet e bëra nuk pati asnjë mundësi për ta rikthyer në jetë.

Tonin Biba ishte i datëlindjes 25.05.1969, lindur dhe banues në Skuraj të Rrethit të Kurbinit. Ai ishte i dënuar për veprën penale të “vrasjes” dhe mbahej në Institutin e Veçantë Krujë, me masën mjekësore ”mjekim i detyruar”, dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Kurbin. Ai vuante nga skizofrenia e ç’organizuar dhe merrte mjekim të detyruar dy herë në ditë, medikamentin Risperibon. Në Institucion nuk ka rezultuar problematik në sjellje, por takimet me familjen i kishte shumë të rralla (vetëm tre takime për vitin 2013)” sqaron  ne nje njoftim per mediat Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.