Rama viziton sot Shkupin, takime me krerët e shtetit

Kryeministri  Edi Rama do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Shkup me ftesë të kryeministrit Nikolla Gruevski.Sipas agjendës së planifikuar, kryeministri Rama do të takohet edhe me presidentin e vendit, Gjorgje Ivanov, kryetarin e Parlamentit, Trajko Veljanovski, por edhe takimet me liderët e partive shqiptare Ali Ahmetin e BDI-së dhe Menduh Thaçin e PDSH-së.Takimi i dy kryeministrave është vazhdimësi e praktikës pozitive midis dyja vendeve për takime të nivelit të lartë.Gjatë vizitës së tij në Maqedoni, Rama do të diskutojë me liderët e shtetit fqinj për shumë tema me interes të përbashkët si për bashkëpunimin ekonomik, për rritjen e shkëmbimit tregtar, për realizimin e projekteve kapitale infrastrukturore si dhe për perspektivën evroatlantike si dhe integrimet rajonale, që janë përcaktime strategjike të të dyja vendeve.Kjo është vizita e parë e Ramës si kryeministër i vendit në Maqedoni.