Kukës, buxheti i reduktuar, 100 familje ngelën pa tërhequr pagesat

Shpërndarja e ndihmës sociale në qytetin e Kukësit është bërë në mënyrë të pjesshme, pasi kjo zyrë nuk disponon të gjithë fondin e nevojshem duke lënë rreth 100 familje pa tërheqjen e ndihmës sociale të muajit shtator.Më të prekurat, janë familjet që kanë persona me aftësi të kufizuar e që trajtohen me ndihmë ekonomike nga Bashkia Kukës.Lirie Gjana, Drejtore e ndihmës ekonomike thotë se nga fondi prej 19 milonë lekëve i ndihmës ekonomike që duhet të vinte i destinuar për familjet në nevojë dhe persona me aftësi të kufizuara në Drejtorinë e Ndihmës Ekonomike, kanë ardhur 18 milonë lekë.Ndërkohë  gjatë tre muajve të fundit numri i familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike nga Bashkia ka ardhur në rënie. Me ndihme ekonomike për shtatorin trajtohen 2 mijë e 109 familje, ndërsa në muajin gusht u trajtuan 2 mijë e 159 familje.