Parkimi në Lezhë, Këshilli bashkiak: Qytetarët po gjobiten pa të drejtë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Nëntor 2013, 18:24
Policia rrugore dhe ajo e rendit në qytetin e Lezhës po shkelin ligjin dhe po punojnë me dy standarte të ndryshme, duke gjobitur automjetet e qytetarëve pa të drejtë. Këshilli bashkiak i Lezhës, i cili ka miratuar vendparkimet në disa zona të qytetit, ka reaguar ashpër nëpërmjet këshilltarit Gjin Nika.Në një deklaratë për mediat ai ka bërë të ditur se ka patur ankesa të shumta nga ana e qytetarëve, të cilët janë ndëshkuar me gjoba nga 30 në 50 mijë lekë të vjetra, për parkime në vende të miratuara nga ana e Këshillit bashkiak.Nga ana tjetër janë vetë drejtuesit e policisë së Lezhës si dhe efektivat e saj të cilët nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor.