Manjani: Gjykata e Krimeve të Rënda duhet shndërruar në gjykatë penale
Për juristin e njohur Ylli Manjani nismat e fundit antikorrupsion të Ministrisë së Drejtësisë janë për tu përshëndetur, pasi tregojnë që ka vullnet për luftën ndaj këtij fenomeni.Por ajo çka nuk bie dakord ai janë disa çështje teknike, pasi jo gjithmonë sanksionet me të forta e luftojnë fenomenin.Në prizmin e Manjanit reforma në drejtësi duhet të prekë Gjykatën e Krimeve të Rënda që vit pas viti po humbet funksionin e saj. Sipas tij kur u ndërtua kjo gjykatë u perceptua si e përkohshme dhe tashme ajo duhet të kthehet në gjykatë normale penale.Ndërsa për përzgjedhjen e punonjësve të administratës civile, për të shmangur çdo konflikt politik, Manjani ka nje ide mjaft interesante. Sipas tij ka ardhur koha që rekrutimi të bëhet nga kompani private të cilat në bazë të konkurseve do përzgjidhen më të mirët.Ngritja e byrosë së hetimit për Manjanin nuk dublon Prokurorinë, pasi kjo agjenci do t’i japë frymarrje një profesioni i cili në Shqipëri ka humbur atë të hetuesit.