Ndërtimet informale dhe rendi, Tahiri takim me vendorët dhe drejtorët e policive në12 qarqet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Nëntor 2013, 16:01
Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje ka mbledhur në një tryezë Ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri me drejtuesit vendorë nga e gjithë Shqipëria.Në këtë takim, i cili po mbahet në hotel Tirana, marrin pjesë prefektët dhe Kryetarët e Bashkive të vendit, mes tyre edhe kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika.Po ashtu pjesë e tryzës janë edhe drejtorët e policive në 12 qarqet e vendit, pasi në rend të ditës krahas ndërtimeve informale mësohet të jetë edhe situata e rendit si dhe masat që duhet të ndërmerren për parandalimin e aksidenteve rrugore.