Panariti, 'task forcë' për disiplinimin e tregut të kafshëve të gjalla dhe mishit

Nis aksioni për kontrollin e tregtimit të kafshëve të gjalla dhe mishin e therur.Task-Forca është mbledhur nën drejtimin e Ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti. Minsitri Panariti deklaroi se kjo nismë ka si synim rritjen e sigurisë ushqimore për qytetarët.Kreu i Bujqësisë i bëri thirrje tregtarëve të kafshëve të gjalla dhe mishit të therur në gjithë vendin që të marin masat e nevojshme për të plotësuar standartet e kërkuara.Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave garanton se është e vendosur në zbatim të angazhimeve të saj përballë qytetarëve, por edhe marrëveshjeve ndërkombëtare përsa i përket sigurisë ushqimore.