Ura e Gjolës e shkatërruar, rrezikohet jeta e drejtuesve të automjeteve
Ura e Gjolës, nuk është vetëm një kufi ndarës mes qyteteve Tiranë dhe Krujë, por njëkohësisht është edhe tmerri për drejtuesit e automjeteve. E ndodhur në një pozicion kyç, qarkullimi i mjeteve në këtë urë është tejet i lartë, ndërkohë që gjendja e saj është kritike, pasi prej kohësh barrierrat anësore mbrojtëse të saj jo vetëm që janë dëmtuar, por edhe janë vjedhur nga tregëtarët e skrapit.Pavarësisht gjendjes në të cilën është ajo sot, sërish nuk është marrë asnjë masë të paktën për zëvendësimin e barrierave mbrojtëse, ku në vend të tyre, fatkeqësisht ngrihen këto lapidare të cilat janë pasojë e mungesës së barrierave mbrojtëse.Natyrisht që ky nuk është i vetmi faktor që në këtë vend janë shënuar një numër shumë i lartë aksidentesh, por marrja e masave mbrojtëse, mund të ndikonin në minimizimin tyre.Udhëtimi në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë, në shumicën e tij shoqërohet me mjaft problem dhe ky është njëri prej tyre, por ndoshta më i rrezikshmi pasi në këtë vend kanë ndodhur mjaft aksidente me pasoja të rënda për jetën e drejtuesve të automjeteve por edhe të udhëtarëve,të cilët janë taksapagues ndaj shtetit dhe një pjesë e mirë e taksave të tyre kanë shkuar pikërisht për ndërtimin e akseve rrugore të cilat nuk ofrojnë asnjë lloj garancie për jetën e tyre, siç është edhe rasti në fjalë.