Papulias-Nishani: Të forcohet bashkëpunimi ekonomik Shqipëri-Greqi

Rritja e bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Greqisë ka qënë në fokus të një tryeze të përbashkët të zhvilluar sot në Tiranë ku kanë qënë të pranishëm edhe presidenti Bujar Nishani dhe homologu i tij grek Karolos Papulias.Në fjalën e tij, presidenti Papulias theksoi se pavarësisht krizës që ka përfshirë shtetin Helen, investimet greke në Shqipëri mbeten mjaft të rëndësishme."Objektivi grek është të përforcojmë aktivitetin ekonomik dhe investimet tona në gjithë sektorët. Përshëndes projektin e gazësjellësit TAP që përbën një zhvillim të rëndësishëm dhe shpreh vullnetin për bashkëpunimin mes vendeve tona. Përtej krizës ekonomike prezenca e investimeve tona në Shqipëri është dhe do mbetet e rëndësishme. Greqia ka qenë në radhët e investitorëve kryesorë në Shqipëri. Mijëra qyetarë punojnë në bizneset kryesorë. Jemi partnerët e dytë tregëtarë. Ne jemi gati të intensifikojmë në fushën e biznesit, tregëtisë, energjisë, ndërtimit dhe teknologjisë së lartë” u shpreh Papulias.Nishani: Bashkëpunim për implementimin e TAP-itNga ana e tij presidenti Bujar Nishani ndërsa vlerësoi investimet greke në vendin tonë shprehu gadishmërinë e Shqipërisë për të bashkëpunuar për implementimin e projektit TAP."Ky aktivityet jo vetëm e pasuron axhendën e vizitës zyrtare të Presidentit Papulias por i jep asaj më shumë përmbajtje mes vlerave të bashkëpunimit mes dy vendeve, shqiptarët dhe grekët kanë një histori të hershme dhe traditë të pasur bashkëpunimi dhe solidariteti. Prania e minoritetet grek në Shqipëri dhe komunitetit shqiptar në Greqi i kanë forcuar më tepër këto lidhje. Marrëdhëniet ekonomike dhe shkëmbimet tregëtare kanë njohur rritje të dukshme. Nga pikëpamja e investimeve Greqia mban një pozicion të rëndësishëm. Niveli i bashkëpunimeve dhe shkëmbimeve tregëtare kanë shënuar rritje nga vitet 2008-2009, për të pasuar pastaj një fazë stabël për shkak edhe të krizës greke.  Rajoni ynë ka hyrë në një fazë paqeje dhe stabiliteti të qëndrueshëm. Shqipëria është e gatshme të bashkëpunojë me Greqinë për implementimin në terren të projektit TAP" tha Nishani.Ndërsa e cilësoi Shqipërinë si një vend me ekonomi dinamike dhe me klimë favorizuese për biznesin, Nishani ftoi investitorët grekë të investojnë në vendin tonë.“Shqipëria është një vend me demokraci funksionale dhe stabilitet politik, ekonomi dinamike që i rezistoi krizës dhe një treg tërheqës, mundësi të shumta dhe klimë ligjore favorizuese.  Takimi me Papulias përbën një kulminacion dhe një shtysë për intensifikimin e marrëdhënieve mes dy popujve tanë. Kjo tavolinë do jetë një sukses i plotë i bashkëpunimit tonë” shtoi Nishani.

Peleshi: Kurs i ri në marrëdhëniet dypalëshe

Nga ana tjetër zëvendës.kryeministri Niko Peleshi tha  se marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri-Greqi  kanë hyrë në një kurs të ri bashkëpunimi. Duke ju referuar progresit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, Peleshi tha se 2014 e gjen rajonin jashtë konflikteve politike, andaj kërkoi që shtetet ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të intensifikuar më tej bashkëpunimin mes tyre.

“Vlerësoj lart kontributin e Presidentit Papulias për zhvillimin e marrëdhënieve miqësore Shqipëri-Greqi. Kjo vizitë është shprehje e miqësisë dhe thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve tona. Qeveria e re ka filluar vënien në jetë të programit të saj, Greqia mbetet një parner strategjik politik dhe ekonomik. Në fushën e energjisë një nga projektet strategjike është TAP. Ky projekt do të mundësojë hapjen  e korridorit jugor dhe për Europën. Shqipëria është e gatshme të bashkëpunojë me Greqinë në kuadër të këtij projekti.  Viti që vjen do të jetë një vit paqeje dhe pa konflikte në rajon, andaj duhet të shfrytëzojmë këtë mundësi për të forcuar marrëdhëniet tona” tha ai.