Bashkia e Kukësit paralajmëron 250 biznese për sekuestrim të mallit

Rreth 250 subjekte private qe ushtrojne aktivitetin e tyre ne qytetin e Kukesit mund t’ju sekuestrohet pasuria e paluajtshme, ose malli i tyre nese nuk do shyejne te gjitha detyrimet qe kane prej vitesh ndaj Bashkise.Drejtori i te ardhurave ne kete institucion, Pajtim Duraku, thote se keto biznese do te perballen edhe me Prokurorine pasi nuk do te tolerohet me funksionimi i asnje subjekti qe nuk eshte i regjistruar dhe nuk i nenshtrohet detyrimeve tatimore.Deri tani ne Kukes jane bllokuar me shume se 70 biznese, nga te cilat 30 pasi kane shlyer debine kane nisur serish funksionin normal.Debiti qe kane bizneset ndaj Bashkise se Kukesit arrin ne 30 milione leke te reja,shifer kjo aspak e vogel per nje Bashki si ajo e Kukesit, e cila ne keto momente eshte duke kaluar krizen me te thelle financiare ne gjithe historikun e saj.