Mbikalimet dhe hekurudhat, banorët: Po vdesin njerëz, duhet sinjalistikë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Nëntor 2013, 18:15
Rreziku nga aksidentet po bëhet gjithnjë dhe më evident pranë zonave ku kalon hekurudha. Jo vetëm mbikalimet e paligjshme, por dhe ato të ligjshme, për shkak të mungesës së sinjalistikës po kthehen në një preçedent tepër të rrezikshëm.Ndërkohë banorët e zonës turistike shprehen tepër të shqetësuar në lidhje me situatën aktuale duke kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme, para se aksidente të tjera të frikshme të rrezikojnë apo marrin jetën e qytetarëve në një zonë tepër të frekuentuar...Prej vitesh, hekurudha shqiptare jo vetëm është lënë pas dore nga shteti, por ka qenë dhe objekt i vjedhjeve apo grabitjeve të ndryshme.