Gjyqësori, KLD: 633 ankesa për 2013, në 12 raste shkelje

Plot 636 ankesa janë depozituar në regjistrin e ankesave të Këshillit të Lartë të Drejtësisë për vitin 2013. Një fakt i tillë bëhet me dije nga vetë institucioni i KLD, i cili thekson se bashkëpunimi me qytetarët konsiderohet si një ndër elementët e kryesorë të domosdoshëm për kontrollin e sistemit gjyqësor. Nder kerkesat e depozituara KLD ben me dije se:-Për 12 nga këto ankesa, është konstatuar shkelje dhe materialet e kontrollit i janë dërguar Ministrit të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor, si i vetmi organi i cili mund të iniciojë procedimin disiplinor në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Në total, duke përfshirë edhe ankesat e vitit 2012, KLD ka dërguar në Ministrinë e Drejtësisë 20 kërkesa procedime për 14 gjyqtarë.-Për 67 gjyqtarë të shkallës së parë dhe të apelit, pas konstatimit të parregullsive të ndryshme të kryera, i është tërhequr vëmendja me shkrim. Nga të cilat 19 raste janë bërë bazuar në ankesat e ardhura në vitin 2011, 15 raste janë bërë bazuar në ankesat e ardhura në vitin 2012, dhe, siç thamë më lart, 33 raste janë për ankesat e ardhura gjatë vitit 2013.325 ankesa janë arkivuar, pasi nga vlerësimi paraprak është konstatuar se janë të pabazuara për arsye se: - objekti i tyre, pretendimi i ngritur në ankesë, është jashtë kompetencës dhe veprimtarisë së Këshillit të Lartë të Drejtësisë (ankesa ndaj institucioneve jo gjyqësore) - janë ankesa të cilat duhet të ndiqen nga qytetari në rrugë ankimore në gjykatën kompetente gjë për të cilën Këshilli (inspektorati) nuk mund të ndërhyjë.-Për 56 raste janë evidentuar shkelje shumë të lehta, të cilat nuk përbëjnë shkak për fillimin e procedimit disiplinor. Për këto raste është vendosur që të mbahen parasysh gjatë vlerësimit profesional dhe etik të gjyqtarëve.-Për 23 raste pas verifikimit është konstatuar se nuk ka shkelje nga ana e gjyqtarëve.-65 raste janë aktualisht ende në proces verifikimi nga Inspektorati i KLD në gjykata të ndryshme.-122 ankesa janë në proces vlerësimi paraprak nga inspektorët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Në përfundim të shqyrtimit inspektorati mund të vendosë:- kthim përgjigje për qytetarët,- arkivimin e ankesës pasi nuk ekzistojnë elementë të mjaftueshëm për të filluar një kontroll- verifikimin e rastit-Për vitin 2013 Këshilli i ka referuar për kompetencë institucionit të Prokurorisë së Përgjithshme, 5 praktika që konsistojnë në raste të denoncuara nga publiku dhe për të cilat inspektorati i KLD nuk ka kompetencë ligjore t’i hetojë.