Berisha takim lamtumire me Ambasadorin turk, vlerësohet bashkëpunimi mes dy vendeve

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, priti në një takim kortezie ambasadorin e Republikës së Turqisë në Shqipëri, zotin Hasan S. Asan, përpara largimit të tij nga Shqipëria në përfundim të detyrës në vendin tonë.Ambasadori turk e falenderoi zotin Berisha për të gjithë kontributin e tij në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve dhe bashkëpunimin e shkëlqyer gjatë gjithë këtyre viteve të ushtrimit të mandatit të tij.Zoti Berisha nga ana e tij e falenderoi ambasadorin për rolin, kontributin e tij të çmuar në zhvillimin dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve, që çoi në shtimin me disa herë të shkëmbimeve midis dy vendeve tona mike si dhe investimeve turke në Shqipëri.Berisha falenderoi qeverinë turke për ndihmën e çmuar e të gjithanëshme dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe i uroi suksese ambasadorit Hasan në detyrën e re.