Berisha: Qeveria lufton bizneset për të vendosur monopolet

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot se situata në vend është përkeqësuar pasi aksidentet janë dyshifuar ndërsa investitorët po largohen nga Shqipëria.Duke folur në Kuvendin e Shqipërisë, Berisha ka hedhur akuza edhe ndaj ministrit të brendshëm Sajmir Tahiri sa i përket aksionit për lojrat e fatit.“Ky parlament po degradon me shpejtësi si kurrë ndonjëherë në parlamentin e plazhaturës dhe atë të sulmeve amorale ndaj bizneseve. Si ka mundësi, që të përdoret kjo foltore, për të rrahur gjoksin për ligje dhe investime të bëra nga qeveria paraardhëse. Cili është morali i saj! Ligji që diskutuat ju është përgatitur 1 vit më parë. Ju po bëni si ai që bënte ëh ëh, ndërsa ai tjetri çante dru. Keni dy muaj  dhe keni dyfishuar aksidentet në rrugët e Shqipërisë. Shkriu policinë rrugore sepse kjo polici i mori me karrotrec makinën. Po bëhet batërdia në rrugët tona. Tani që jeni në pushtet duhet të fshehni të vdekurit në aksidente. Mblodhët 6 mijë policë në mbarë vendin dhe u katandisët në një vrasje e kush u vra, njeriu më i afërt i Ministrit të Brendshëm. Po rrënoni Kushtetutën, konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Themelet e një vendi demokratik" tha Berisha.Berisha theksoi gjithashtu se qeveria po lufton biznest pasi kërkon të vendosë monopolet e saj."Bizneset kanë filluar të largohen nga Shqipëria masivish, sepse banda të autorizuara nga prokurorët e shtetit, u trokasin, u thyen dyert lemerisin fëmijë, nga Saranda në Kukës. Kjo është praktika më e rrezikshme për vendin. Këtu nuk bëjmë gjyqe kompanish. Prapa së çdo koncesioni, qëndron përpjekja juaj për të vendosur monopolet tuaja" tha Berisha.Tahiri: Kriminalitetin dhe korrupsionin na e latë juMenjëherë  pas akzuave të ish-kryeministrit Berisha ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri.Duke replikuar me Berishën, Tahiri theksoi se qeveria aktuale trashëgoi nga qeverisja e kaluar një kriminalitet të shumëfishuar ndërsa shtoi se do të bëhet gjithçka për uljen e aksidenteve.“Do doja që nga ish-kryeministi i vendit të shfaqej shqetësimi real për sigurinë në vend, paligjshmërinë dhe barazinë e qytetarëve para ligjit. Në këtë parlament mbajmë të gjithë përgjegjësi, për sigurinë e qytetarëve. Më vjen mirë që flet për aksidentet. Keni kapërcyer në 8 vite në mazhorancë, nga 1 polic në kilometër në heshtje dhe nuk keni folë kurrë për aksidentet.Ka një problem me situatën e sigurisë rrugore në vend dhe do ja arrijmë të ulim numrin e aksidenteve. Polici rrugore më të korruptuar se kjo nuk ka gjetur ndonjëherë Shqipëria. Do preferoja të ngriheshit këtu që 6 mijë policët i dhanë fund paligjshmërisë së lojërave të fatit. Unë nuk e besoj dot kurrë, që një kryeministër ti përplasej në fytyrë dhe nuk bënte asgjë. Përsa i takon çdo aludimi lidhur me mua, apo çdo anëtar të kabinetit jemi të hapur, pasi kjo është shenjë e përgjegjshmërisë tonë. Jepini vetes shancin që jeni bashkë me ne në luftën ndaj krimit, e mos u bëni palë me ata që deri dje bënin qejf e sot fshihen nga aksionet e policisë”, tha Tahiri.