4% e aborteve tek adoleshentët ndodhin në Tiranë

Kur një adoleshente ngel shtazënënë më tepër pritet për të shkuar drejt abortit sesa dëshirës për tu bërë nënë. Të dhënat e fundit të ISHP tregojnë se mëmësia tek të mirurit ka pësuar një rënie nga 52 në 1000 gra që ishtë në 1980 në 16 për 1000 gra në 2011, por abortet qëndrojnë ende në shifra të larta.Kryeqyteti mban statsitikën më të lartë të aborteve tek adoleshentët pra të moshësh 15-19 vjeç ku në nivel kombëtar 5% e kësaj grupmoshe nuk duan të bëhen nëna duke abortuar vetëm në Tiranë 4% e adoleshenteve i janë drejtuar klinikave apo materniteve për abort. Kjo zgjedhje bëhet kryesisht nga fermat të cilat thonë se nuk kanë mundësi ekonomike për të mbajtur një fëmijë.Por abortet nuk janë më një fenomen rural.  Të dhënat tregojnë se abortet më të shumta në numër ndodhin në qytete ku vitin e kaluar janë vlerësuar me një shtrirje  prej 65.1%.Krahasuar me Shqipërinë nivelin më të lartë të shtazënisë e kanë vendet e Europës Lindore si Bullgaria dhe Rumania ndër në vendet e Mesdheut, si Italia dhe Spanja kanë niveli i shtatëzanive tek adoleshentet është i ulët, me 6 lindje për 1 000 vajza të moshës 15-19 vjeç.  Mëmësia në fëmijëri është një problem global, veçanërisht i vendeve në zhvillim, ku çdo vit rreth 7.3 milionë vajza nën moshën 18 vjeç sjellin në jetë një fëmijë.