Berisha, Frowein: Mazhoranca Rama-Meta po rrezikojnë statusin përmes antiligjit
Ish-kryeministri , Sali Berisha, priti ne nje takim Drejtorin e Institutit Maks Plank, Juristin e mirenjohur Profesor Jochen Abr. Frowein.Ne kete takim zoti Berisha i shprehu Prof. Frowein mirenjohjen e tij me te thelle per kontributin e tij thelbesor ne mbrojtjen e te drejtes se shqiptareve te Kosoves ne Gjykaten e Hages per te patur shtetin e tyre te pavarur si dhe per qendrime e mendime te tjera qe kane pasuruar shume te drejten europiane dhe nderkombetare ne teresi.Gjate takimit u diskutua dhe mbi zhvillimet e fundit ne vend. Zoti Berisha shprehu shqetesimin se ne Shqiperi, me nje revansh te papare, mazhoranca Rama-Meta po rrenon ligjet dhe Kushtetuten e vendit dhe sigurine qe ligjet iu garantojne qytetareve.Ai theksoi se ne kundershtim flagrant me Kushtetuten, Konventen Europiane te te Drejtave te Njeriut, mazhoranca Rama-Meta po aplikon denimin kolektiv te hakmarrjes, ku me kete praktike çnjerezore ata shkarkuan ne nje dite te gjthe drejtuesit kryesor dhe dhe zevendesit e tyre ne mbare vendin, shkrine Policine Kriminale dhe Policine Rrugore.Duke theksuar se mazhoranca po perdor antiligjin per te shkaterruar ligjin, ish-kryeministri i vendit Berisha vuri theksin tek fakti qe ajo po rrenon prona private duke rrafshuar shtepi banimi te ndertuara me leje dhe pa nje proçes gjyqesor apo shtetezim siç parashikon ligji, por vetem bazuar ne nje vendim antiligjor dhe antikushtetues te qeverise qe autorizon prishjen e ndertesave me leje nga Policia e Shtetit, natyrisht te kundershtareve, nderkohe qe mbrohen ndertesat pa leje te kupoles socialiste. Ai gjithashtu theksoi se grupe policesh, pa autorizimet ligjore, bastisin familje dhe biznese ne te kater anet e Shqiperise.Po keshtu, zoti Berisha vuri theksin tek ushtrimi i presionit politik, ne kundershtim te hapur me Kushtetuten, mbi institucionet e pavarura, Presidencen, Gjykatat, Prokurorine, ILDKP-ne etj. Berisha e nohu prof Frowein se po ne kundershtim flagrant me ligjet e vendit shkarkohen drejtuesit e institucioneve shteterore si Policise se Shtetit, Institutit te Statistikave, Avokatures se Shtetit, Enteve Rregullatore, te cilet zevendesohen jashte çdo kriteri me delikuente, trafikante apo militante partiak, ku ne krye te Policise se Shtetit emerohet nje person pa arsim perkates, pa gradat perkatese dhe nje komisioner i Partise Socialiste ne zgjedhjet e fundit, nderkohe qe Statistikat e vendit i besohen nje militanti te PS dhe zyrtari fanatik te saj, etj.Ai theksoi se Kryeministri i vendit, zoti Rama, po ndryshon ligjet per tu bere vete edhe kryehetuesi i shtetit qe do vendose per hetimin e Presidentit te Republikes, kryetareve dhe gjyqtareve te Gjykates Kushtetuese dhe Gjykates se Larte.Ish-kryeministri theksoi gjithashtu se ne dhunim te percaktimeve te Kushtetutes, zoti Rama ndryshon simbolet e vendit nderkohe qe zhvillon mbledhjet e qeverise ne kundershtim me proçeduren e tyre ligjore.“Te gjitha keto, - u shpreh ish kryeministri i vendit Berisha - kercenojne seriozisht stabilitetin e vendit dhe statusin e vendit kandidat nderkohe qe Komisioni Europian ka rekomanduar statusin e vendit kandidat dhe ne e mbeshtesim plotesisht kete rekomandim”.Prof Frowein, shprehu keqardhje te thelle per keto zhvillime te cilat bien ndesh me Kushtetuten, Konventen Eropiane te te Drejtave te Njeriut dhe standartet e domosdoshme per integrimin e Shqiperise ne Europe.