Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri
Shkatërrimi i arsenalit kimik në Siri duket se ka përfshirë edhe Shqipërinë. Ndërsa në vitin 2002 u fol se rreth 16 tonë lëndë të armatimit kimik që nga koha e Enver Hoxhës janë ende pa u shkatërruar në Shqipëri, tani në mediat ndërkombëtare flitet se Shqipëria do të jetë vendi pritës i arsenalit kimik sirian.E përditshmja amerikane "Global security newswire" e cila i referohet burimeve të veta të informacionit, si dhe një numri të organizatave jo-qeveritare, përfshirë ekspertë të shquar në fushën e sigurisë dhe çarmatimit shkruan se transportimi i agjentëve kimikë të luftës nga Siria në Shqipëri për shkatërrim të mëvonshëm ka "një gjithnjë e më shumë të ngjarë" të ndodhë. Përveç kësaj, është e mundur se përveç Shqipërisë, arsenalet e armëve kimike siriane mund të shkatërrohen në Belgjikë dhe Francë.