Kompetencat e INUK,PD depoziton brenda javës ankimimin në Kushtetuese

Opozita do te ankimoje brenda javes ne Gjykaten Kushtetuese  vendimin e Qeverise per unifikimin e kompetancave te Inspektoriatit Ndertimore Urbanistik Kombetar. Deputeti demokrat, Eduard Halimi, e cilesoi kete akt te rrezikshem dhe sipas tij Kushtetuesja duhet t'ia nderpresë menjehere efektet.

“Vendimi i qeverisë është antikushtetues, pasi uzurpon kompetencat e gjykatës. Mbi pronën vendos vetëm gjykata, jo Task-Forca dhe as qeveria” është shprehur Halimi.

Halimi tha se akti i qeverise qe i jep INUK  kompetenca te vleresojë  ligjshmërinë e lejeve te ndertimit, uzurpon kompetencat e gjykatave, duke u kthyer ne preçedent te rrezikshëm.

Opozita eshte e vendosur qe te dergojë ne Gjykaten Kushtetuese çdo akt te Qeverise Rama, qe vleresohet antikushtetues.  Vendimi per INUK, eshte akesa e dyte e opozites, pas kerkeses per shpalljen te pavlefshme te aktit normativ qe shtyn me 6 muaj hyrjen ne fuqi te ligjit per nepunësin civil. 

Vendimi i qeverisëInspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar do të ketë fuqi më të madhe vepruese në të gjithë territorin. Në mbledhjen e datës 30 shtator, qeveria, për të realizuar ndërhyrjen në të gjithë territorin ndaj ndërtimeve pa leje, i ka dhënë INUK-ut më shumë kompetenca për të vepruar, mbi kompetencat që i atribuonte ligji i mëparshëm.“Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK) i ushtron pa asnjë kufizim paraprak kompetencat e përcaktuara në nenet 9, 10 e 10/1 të ligjit nr. 9780, datë 16.7.2007 ‘Për inspektimin e ndërtimit’, në çdo rast kur ai konstaton objekt të kundërligjshëm, me ose pa leje ndërtimi, në të gjitha zonat e përcaktuara, si zona të rëndësisë kombëtare, me ligj, akte nënligjore apo me vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit”, thuhet në vendimin e qeverisë.Kompetencat e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar do të tejkalojnë dhe kompetencat e inspektorateve vendore, kur INUK do të konstatojë se ato nuk e kanë zbatuar si duhet ligjin.“Në rastet kur INUK konstaton objekte në ndërtim e sipër në të gjithë territorin, përfshirë edhe zonat dhe objektet e rëndësisë kombëtare, dhe kur Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Vendor (INUV) dhe/ose autoriteti përgjegjës i planifikimit nuk ka zbatuar përgjegjësitë ligjore të përcaktuara në nenin 83 të ligjit nr. 10119, datë 23.4.2009 ‘Për planifikimin e territorit’, atëherë INUK ushtron menjëherë kompetencat e përcaktuara në nenet 9, 10 e 10/1 të ligjit nr. 9780, datë 16.7.2007″, thuhet në vendim.Qeveria, me vendimin e saj përcakton edhe rastet kur INUK do të konsiderojë si të paligjshëm një ndërtim dhe duhet të ndërhyjë tek ai. INUK do të njohë si të kundërligjshëm një objekt ndërtimi që është pa leje ndërtimi; është me leje ndërtimi, por me shkelje të plotë të kushteve urbanistike të miratuara në lejen e ndërtimit; kur ka kaluar afati ligjor i përcaktuar në lejen e ndërtimit për përfundimin e objektit dhe/ose objekti është braktisur nga investitori/subjekti ndërtues/pronari; kur është pa dokumentacion tekniko-ligjor që të vërtetojë ligjshmërinë tekniko-ligjore të objektit apo dhe kur objekti rezulton me shkelje të lejes së legalizimit ose me leje legalizimi të miratuar në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore, në fuqi për legalizimet.