Rama: Lojërat e fatit, mbulim politik nga Kryeministri e ministri i brendshëm

Seanca e sotme e Kuvendit u shoqërua me akuza  dhe kundër akuza ndaj deputetëve të dyja palëve si dhe mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.Të dyja palët akuzuan njëra tjetrën për lidhje me aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit.Kryeministri Edi Rama hodhi akuza të rënda në drejtim të ish-kryeministrit Berisha dhe ish-ministrit të brendshëm për “lulëzimin” e lojrave të fatit në Shqipëri.Rama duke i cilësuar lojrat e fatit një aktivitetet kriminal theksoi se ato kanë pasur mbulim politik të ish-kryeministrit dhe ministrit të brendshëm."Si ka mundësi që në gjithë këtë bahçe bixhozi, me gjithë këto lule të mbjella mbi ruleta, mbushur fasadat e dyqaneve, që hapas pas hapi u kthyen në salla bixhozi, nuk ka një raport të vetëm nga cilido qoftë në zinxhirin ne rkimit eonomik në policinë e shtetit. Kjo mund të ndodhi vetëm nëse ky aktivitet ka mbulimin politik të kryeministrit dhe ministrit të brendshëm. Askush tjetyër nuk mund ta garantojë këtë aktivitetet kriminal. Logjika më elementare të shtyn të ngresh këtë pyetje dhe të japësh këtë përgjigje. Një aktivitet kriminal që nuk ka nevojë as për zbulim, as për mjete te sofistikuara , veçse për dy palë sy, atë të kryeministrit dhe ministrit të brendshëm. Është e pamundur ndryshe” tha Rama.Rama theksoi më tej se lufta e qeverisë me krimin e organizuar, do të jetë e pashpirt, dhe se qeveria do ti shkojm deri në fund kësaj lufte me çdo çmim."Jam mirëkuptues për dhimbjet që sjellin këto klithma, sapo kanë nisur, lufta jonë me krimin e organizuar e posacërisht me krimin ekonomik edhe në fusha të tjera do të jetë e pashpirt, do ti shkojmë deri në fund kësaj lufte me çdo çmim, kush është i ngatërruar me ato zorrë do ketë dhimbjet e barkut dhe qendra e barkut është në parlament e shpresoj që pas kësaj di tu vijë lehtësimi juve" tha Rama.Rama-BerishësAkuzat që ju ngrini janë pjellë e asaj mendësie që e ka përcaktuar një filozof i madh, kush të akuzon për një gjë që se ke bërë e bën se është në gjendje ta bëjë vetë, kush akuzon se ne po sulmojmë kompani për të hapur kompani e ka bërë vetë.Berisha-Ramës: Po i hap rrugë vëllaçkos me hakmarrjen për drejtësiberishaPas deklaratës së kryeministrit Rama ka reguar sërish Berisha i cili ka theksuar se vendimi për shkrirjen e policisë kriminale ishte vetër për të zhdukur dosjet që kjo polici kishte për ekspontentë të maxhorancës.“Gënjeshtar kongenital, thotë nuk është marrë asnjë veprim, shkritë policinë kriminale për shkak të dosjeve për ju, ka bërë kaq denoncime, ja ku e keni fidelin një nga kalorësit e lojërave të bixhozit. Aksioni kishte qëllim ti hapte fushën vëllaçkos me hakmarrjen për drejtësi që po fut qindra makina cdo ditë, cilin keni cuar në gjykatë, në prokurori, flisni për krim ekonomik pa kriminelë, jeni qesharakë të pabesueshëm, e bëtë operacionit për ti hap rrugën hakmarrjes dhe lidhjes që keni me të, për të shkrirë policitë kriminale që kishte dosjet tuaja për lidhjet me bandat nga e lushjnjes, tek hakmarrja. Ky është shteti i dordolecit, ti je qesharak, po pallatin e zonjës së fundit që e ke në kudnërshtim me kushtet ligjore, kur do ia vësh minat ti. Ti mendon se shqiptarët mund ti mshtrosh, por ata do të japin përgjigjen e merituar dhe shumë shpejt” tha Berisha.Pas fjalës së ish-kryeministrit Berisha u përgjigj sërsish kryeministri Rama me një batutë: “Kush e ndjek këtë seancë kur dëgjon këto klithma dhimbje, kështu bërtet o një bixhozxhi që ka humb lekët o një kryeministër që ka fituar lekët nga kjo punë”.