Ligji për punësimin e PAK,Veliaj: Gjoba institucioneve që nuk e respektojnë

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj, apeloi instuticionet shtetërore, që të krijojnë mundësi punësimi për kategorinë e personave me aftësi të kufizuara . Veliaj paralajmëroi se në rast se nuk zbatohet ligji, atëherë do të nisë vendosja e gjobave.Nga ana tjetër Veliaj shprehu indinjatë për vendimin e Presidentit Nishani për përjashtimin e Sinan Tafaj nga gara për anëtar të gjykatës së lartë.Ndërkaq Ministri Erion Veliaj iu bëri thirrje bizneseve të ndërtimit, që të jenë më pranë personave me aftësi të kufizuara dhe të krijojnë kushte lehtësuese infrastrukturore për ta.Veliaj inspektoi gjatë ditës një punishte për prodhimin e karrocave me rrota që shpërndaheshin falas për personat me aftësi të kufizuar.