Gjovalin Kadeli braktis PD, ikën te LSI. Paloka: Qeveria gjueti mandatmbajtësish pa integritet

Gjovalin Kadeli braktis opozitën për të kaluar në radhët e mazhorancës. Lajmin e konfirmoi vetë deputeti në RTV Ora News në intervistën e mbremjes me drejtorin e Informacionit Patrik Sadikaj, duke bërë me dije se ai do të shkëputet nga grupi parlamentar demokrat për të kaluar në atë të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

 “Ky takim është takimi i para disa ditësh i realizuar në zyrën time të deputetit. Është takim normal i punës, takimi që bashkëbisedoj rregullisht lidhur me situatën politike. Këta që sheh janë ish-kryetarë organizatash, bashkish, komunash që më kanë mbështetur vazhdimisht në rrugën time politike. Unë bëj takime të përmuajshme me ta.Kam patur ngacmime të herëpashershme për shkak të gjenezës dhe mënyrës si u katapultova për të qenë deputet i PD. Mbase kjo kohë shërbeu për të qartësuar mendimet mes nesh por dhe me veten time. Jam në një studio tepër serioze, një TV që ka një shikueshmëri të lartë dhe është i shtrirë gjerësisht. Me këta njerëz kam një jetë të tërë, 20 vite me ta. Ne jemi në këtë pozicion pasi dera e PS u mbyll në një kohë kur ne punuam për të ardhur një ditë në pushtet në mënyrë që të implementojmë atë program që kemi paraqitur. Pavarësisht se ishim në krah të votuesve të PD Lezhë, ishim pranë edhe të kolegëve të PD, duke bërë të mundur ruajtjen e mandatit të katërt. Kjo tregoi se PS janë këta dhe kanë të drejtën morale të më kërkojnë llogari. Unë sëbashku me këta njerëz kemi vendosur që unë të largohem nga PD, grupi parlamentar i PD për të qenë pjesë e grupit parlamentar të LSI” deklaroi ai.

Në të njëtën studio vetëm pak kohë më parë, deputeti Kadeli pati përjashtuar një rikthim të mundshëm në PS, duke e hequr si mundësi sakohë ajo parti ka në krye të saj Edi Ramën. Por lidhur me këtë ankorim në LSI, Kadeli zbulon se ka pasur kontakte me kreun e LSI që në fillimet parazgjedhore për t’iu bashkangjitur ekipit të tij, por që për arsye objektive zoti.Meta kishte vonuar në kthimin e një përgjigje. Përkundrejt vendimit, Kadeli e cilëson të përmbushur misionin e tij në lidhje me PD, duke deklaruar se ka një mandat që vjen nga një marrëveshje me ish-liderin demokrat Berisha, e për të cilin shton jo vetëm sëbashku me 2 kolegët socialistë mbajti në këmbë qeverinë, por dhe punoi fort në qarkun e Lezhës për të mbajtur katër mandate për të djathtën.

“Edhe në fillimet parazgjedhore unë kam pas kontaktuar me zotin Meta që të jem pjesë e ekipi të tij, por zoti Meta u vonua në përgjgije pasi kalkulonte numërikisht listat e tij në gjithë Shqipërinë dhe në atë kohë u paraqit nevoja e votës në parlament lidhur me anëtarin e kolegjit zgjedhor dhe me mbajtjen e qeverisë në mënyrë që të përmbushte detyrimin për zgjedhje të lira. Ato zgjedhje u realizuan mrekullisht mirë falë një njeriu që quhet Sali Berisha.Ato zgjedhje u realizuan në përpikmëri të lartë, të lira dhe të ndershme. Ato u organizuan si rezultat i votës sime dhe 2 kolegëve të mi që mbajtën në këmbë këtë qeveri. Pasi llogaritë e opozitës së atëhershme dhe mazhorancës së sotme ishte që ajo qeveri të binte. Do të thotë që të hynte me qeveri teknike në zgjedhje, që do të thotë që zgjedhjet nuk ishin të sigurta të lira, të nesërmen cilado të ishte në opozitë do ngrinte versionin ashtu siç ka ndodhur rëndom në Shqipëri. Por kjo nuk ndodhi falë vendosmërisë së zotit Berisha, falë marrëveshjes së realizuar me ne. Shqipëria u rendit në radhët e atyre shteteve të Europës që di të bëjë zgjedhje nëse do. Kjo tregoi që zoti.Berisha me ftesën publike për të qenë pjesë e ekipeve të tij në zgjedhje ishte një marrëdhënie korrekte dhe vlerësuese lidhur me qëndrimin tonë. Unë nuk them se marrëdhënia ime me PD filloi dhe u mbyll aty. Marrëdhënia ime ka qenë me zotin Berisha. Unë skam qenë asnjëherë anëtar i PD. E kam marrë mandatin për shkak të marrëveshjes, për shkak të burrërisë së zotit Berisha, burrëri e cila që bëri që ne në fushatën e 2013 mos të jemi parazitë me një mandat të dhuruar, por të jemi si kandidatët e tjetër për të marrë një numër sa më të madh votash e cila u konfirmua përmes pranisë së madhe të militantëve socialistë që prëkrahnin pa rezerva PD, megjithëse PD ishte në pikët e saj më të ulëta” tha Kadeli.

E ndërsa deklarata e zotit.Kandeli konçidoi vetëm një ditë para seancës parlamentare, ai nuk preferon ti evidentohet fakti se do rreshtohet zyrtarisht pranë kolegëve të mazhorancës. Lidhur me vendimin ai tha se ka vënë në dijeni kreun e LSI,Ilir Meta, e ku miqësia e fortë dhe njohja prej vitesh nuk e bën të domosdoshme sipas tij institucionalizimin e kësaj marrëdhenie të re me një marrëveshje.  Përkundër rezervave ndaj Kryeministrit Rama, nesër si deputet i LSI ai deklaron se do ti nështrohet çdo vendimi të këtij grupi parlamentar.  Me konsideratat më të larta për ish-liderin e PD, Berisha, Kadeli pa rezerva deklaron se nëse PD do vazhdonte të drejtohej prej tij ai do ta kishte përmbyllur mandatin e tij në Partinë Demokratike.

“Për zotin Meta nuk ka shumë nevojë për marrëveshje. Zoti.Meta  ka qenë dhe është i majtë. Unë me zotin. Meta njihem prej 15 vitesh. Në kohën kur unë kam kërkuar të jem pjesë e LSI, në atë kohë zoti. Meta kishte ngarkesë me  kandidatët e promovuar që kishin kohë që punonin për të qenë në listat e tij. Kam biseduar me të në telefon, i kam thënë që do largohem nga PD sepse nuk e gjej veten në atë pozicion megjithëse ruaj konsideratë shumë të lartë për kolegët e mi deputetë të qarkut Lezhë dhe një pjesë të mirë të kolegëve që janë sot anëtarë të grupit parlamentar të PD. Ruaj një konsideratë shumë të lartë dhe me një përkushtim shumë të madh për zotin Berisha. PD nuk më dha mundësinë që të garoj, por më dha mandatin dhe mandatin ma dha në kompensim të asaj që unë bëra, që PD erdhi në zgjedhje si parti qeverisëse. Por unë në zgjedhje isha si të isha i fundit në listë, punova si të isha i fundit sepse e ndjeja veten pjesë të atij grupimi, për cilin si lashë asnjë presje apo ekuivok lidhur me qëndrimin tim në fushatë, punë time dhe të këtyre miqve të mi që me të drejtë më kërkojnë llogari në ndonjë rast. Nuk më pëlqen shumë kur tingëllon fjala mazhoranca, unë do jem pjesë e grupit parlamentar të LSI. Nuk kam ndonjë merak të madh për qenë pjesë e mazhorancës, unë jam i majtë, e kam deklaruar dhe në këtë studio, ja kam deklaruar edhe zotit. Berisha dhe ai më ka pranuar kështu si jam. E ndjej veten më komod, si në shtëpinë time tek LSI, kështu që nesër do bëj kalimin zyrtar te LSI. Lëvizjet nuk janë të mira kurrë, por asnjëherë nuk thuhet kurrë në politikë dhe e kam thënë edhe në këtë studio që s’mund të jem pjese e PS sakohë aty është zoti.Rama. Por ju garantoj që do jem pjesë e LSI, e cila është parti e majtë, qeveris me PS, drejtohet nga një njeri me të cilin kam marrëdhënie miqësore të shkëlqyera prej vitesh dhe i ndjehem dhe pak borxhli që nuk e prita  shumë në 2013 për të qenë pjesë e listave të tij. Pasi ai ishte i gatshëm të më ofronte, por u vonua në përgjigje. Unë meqë më ishte hapur rruga për të marrë mandatin dhe përfaqësuar këta njerëz në Kuvend, ndoqa rrugën e marrëveshjes me zotin.Berisha dhe ajo u realizua mrekullisht mirë. Unë udhëhiqem nga një individualitet në vendimarrje, por në të gjitha rastet sa kohë jam pjesë e një grupi politik unë i nënshtrohem automatikisht vendimarrjes së grupit, siç kam bërë me PS, PD, ashtu do i nështrohem edhe vendimeve të grupit të LSI, ku fatmirësisht kam njerëz të njohur si zoti Koka, zoti.Dule. Është diçka që mua më ngoh në kuptimin personal dhe në marrëdhënie me këta miq mbështetetës jo të paktë në qarkun e Lezhës. E ndjej veten më komod duke pasur një brengë në kuptimin e velerësimit absolut  për liderin e PD, Sali Berisha, i cili sot nuk drejton më PD sepse nëse do ishte në krye të PD unë nuk do isha në këtë studio duke mbajtur këtë qëndrim” tha më tej Kadeli.

Në vijim të intervistës zoti.Kadeli theksoi se nuk mund ti bëhej barrë ish-liderit demokrat për të realizuar objektivat dhe synimet e tij si politikan, pasi sipas tij do të krijonin një konflikt të brendshëm partiak nën emrin e tij. E ndërsa shtypi mëngjesin e së enjtes nuk do ngurojë ta kryqëzojë lidhur me këtë lëvizje, Kadeli deklaron se nuk ka asnjë pazar me zotin. Meta, duke kujtuar se mazhoranca sot që flasim është e sigurtë numërikisht.

“Berisha ka ngarkesat e tij sot, në grupin parlamentar të PD ka njerëz që ka bashkëpunuar prej vitesh. Dhe si i tillë nga ai bashkëpunim zoti Berisha ka detyrime për ata njerëz, unë nuk mund ti bëhem barrë për të qenë pjesë e ngarkesës së tij për të qenë pjesë e politikës së PD, apo pjesë e kryesisë për të cilin unë e kam pasur objeksion. Nuk dua ta vë në pozita, të krijojë konflikte të panevojshme breda partisë për emrin tim. Zoti.Berisha e ka kryer detyrimin duke më vendosur në listat e tij dhe unë  e kam kryer detyrimin tim ndaj PD dhe gjithë shqiptarëve, duke mbajtur qeverinë në këmbë për shkak se i takonte ti jepte këtij vende zgjedhje të lira, siç relaisht dhe ja dha. Koha ne na dha të drejtë dhe deputetëve të PS që e votuan. Berisha i dha vendit zgjedhje të lira, e afroi më shumë me BE. Nuk e kam parë të të arsyeshme ta vë në atë pozitë zotin.Berisha. Ai është dhe do jetë miku im, uroj që zoti.Berisha mos të ketë nevojë personalisht për votën time në parlament, pasi nëse do ketë nevojë të jesh i bindur se do ta mendoj 1 milionë herë, pasi ndjej një deyrim moral dhe personal për zotin Berisha.Rëndom në politikën shqiptare janë dëgjuar shumë thashetheme këto 20 vitet e fundit ,blerje dhe shitje votash, fati është kokëfortë dhe lëvizja ime sot tregon se unë skam pasë asnjë pazar me zotin. Berisha.Pazari ishte i pastër, unë dua të qëndroj në parlament për shkak të atyre votuesve që prej 20 vitesh janë pas meje dhe marrëveshja u bë. Çfarë pazari mund të bëj unë sot, këta nuk kanë nevojë për numra, i kanë 84 vita. Unë thjesht po kthehem në familjen time. Unë do jem pjesë e LSI, e pushtetit të LSI, në mënyrë që ata njerëz që patë aty në atë mbledhje ta ndjejnë veten të ngrohtë”theksoi deputeti.

I pyetur nëse largimi i tij dëmton grupin e PD dhe a do ketë një përfaqësim më të mirë të LSI në Lezhë me rritjen numerike, ai u përgjigj: 

“Nuk dua të jem mbartës i mëkateve të askujt, largohem nga PD kur ajo nuk ka problem numrash as nuk e dobësoj, as nuk e rris. Nëse do ta bëja më parë mbase do merrja një pjesë të mëkateve. Por edhe nga kontaktet me kolegët e