Integrimi i plotë në NATO,Vorpsi: Çertifikimi, qeveria fshehu turpësisht lajmin

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se ka fshehur lajmin për certifikimin e plotë të Shqipërisë në NATO.Zëdhënësja e Partisë Demokratike Laura Vorpsi theksoi se përpjekja e qeverisë për ta mbuluar këtë sukses të Shqipërisë, është një betejë donkishoteske."Ky lajm është lajmi i dytë i madh që Shqipëria merr pas rekomandimit të Komisionit Europian për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Qeveria shqiptare e fshehu këtë lajm, në mënyrë të turpshme për gati një javë. Përpjekja e qeverisë për ta mbuluar këtë sukses të Shqipërisë, është një betejë donkishoteske, siç ishin edhe deklaratat e Kryeministrit në Bruksel, se ai do ta çonte Shqipërinë në NATO.  Shqipëria tashmë nuk është vetëm një vend anëtar i NATO-s, por një vend plotësisht i integruar në Aleancën e Traktatit të Atlantikut të Veriut” tha Vorspi.Sipas PD-së, qeveria shqiptare vazhdon të ketë probleme me arritjet dhe me integrimin e Shqipërisë, veçanërisht kur këto vijnë si rezultat i punës dhe reformave të kryera nga qeverisja e Partisë Demokratike.“Ne i kujtojmë qeverisë së këto janë arritjet e vendit tonë, janë arritjet e Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve” tha Vorpsi.