Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së dhe KPR homazh në familjen Jashari
Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës organizoi në Prekaz, homazh përkujtimor për familjen Jashari. Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues nga të gjitha trevat shqiptare, përfshi edhe Klubin e Patriotëve të Rinj. Në homazhet e mikpritura nga kryefamiljari i familjes Jashari, Rifat Jashari.Gjenerali Kudusi Lame çeli aktivitetin duke vlerësuar figurën e Adem Jasharit dhe gjithë familjes së tij, e kontributin për çlirimin e Kosovës. gjenrali Lame deklaroi se pavarësia e shqiptarëve ende nuk është bërë e për këtë duhet të luftojmë të gjithë.“Komandanti i lavdishëm Adem Jashari na ka lënë një përvojë të pasur e të vulosur me gjak se si mund të fitohet e drejta për të folur në emër të Kombit. Duke na krijuar mundësinë të mblidhemi sot në Prekaz. Po na jep ndihmë që të gjejmë rrugën drejt bërjes kombëtare. 28 Nentor ka mbetur në histori si dita e bërjes shtetërore shqipëtare, por ne e dimë, dita e bërjes kombëtare akoma nuk ka ardhur. “ – tha gjeneral Lame.Ceremoninë e përshëndeti edhe Ardit Bido, në emër të Klubit të Patriotëve të Rinj. Bido theksoi nevojën e bashkimit kombëtar, si një amanet i lënë nga dëshmorët e atdheut. Firmat e delegatëve në Kuvendin e Vlorës nuk duhet të mbeten jetim, tha ai.“Sot këtu në Prekaz në kryeqëndrën e nacionalizmit dhe patriotizmit shqiptar ne marrim frymëzim të vecante, sepse Adem Jashari nuk dha jetën vetëm për Kosovën. Adem Jashari dha jetën që firmat e të gjithë delegatëve të cilët nënshkruan pavarësinë e Shqipërisë në Kuvendin e Vlorës mos mbeten jetim. Ai luftoi që të mos mbeten jetim, firmat e delegatëve të Camërise, në Kuvendin e Vlorës të Tahir Metës, Veli Gërrës të Azis Tahir Ajdonati të Rexhep Demi. Ai luftoi që të gjithë Shqipëtarët të jetojmë të bashkuar ashtu si u vendos në 28 Nëntor 1912 nga Preveza në Mollën e Kuqe aty ku janë trojet e verteta të Shqipëtarëve aty ku është Shqipëria e vërtetë." – tha Ardit Bido.Më pas, përfaqësues nga të gjitha trevat u pritën në odën e jasharëve nga kryefamiljari Rifat Jashari, i cili uroi që pas këtij 100 vjetori të pavarësisë, shqiptarët të gjenden në një shtet të vetëm, arsye se përse kanë luftuar heronjtë e këtij vendi.