Libri "Kujtimet e Ismail Qemalit" vjen në anglisht

Stërnipi i Ismail Qemalit, Darling Ismail Vlora, në këtë 100 vjetor të pavarësisë ka sjellë si dhuratë në kujtim të stërgjushit të tij Librin " Kujtimet e Ismail Qemalit" në gjuhën Angleze "The memoirs of Ismail Kemal Bey".Ky libër vjen në mënyrën origjinalë ashtu siç u shkrua nga babai i Pavarësisë, duke përfshirë arkivat më të mira dhe materialet nga shtypi i huaj dhe Summer Story.Promovimi është bërë në Ambjentet e Ministrisë së jashtme për faktin se Ismail Qemali ka qenë i pari Ministër i jashtëm i Shqipërisë.Ndërsa analiza shpjeguese i ka sjellë vetë stërnipi Darling Vlora, i cili tha se ky libër ndihmon që edhe bota të njohë vlerat tona.Në këtë ceremoni Ministrit Panariti i është dhuruar nga Artisti Eltjon Valle një Litografi me portretin e Ismail Qemalit. Ceremonia është shoqëruar nga prania e familjarëve Vlora, studiues dhe personalitete nga fusha të ndryshme.