Basha: Mirënjohje firmëtarëve të pavarësisë

Bashkia e Tiranës  ka zhvilluar sot ceremoninë e ngritjes së flamurit kombëtar në Urën e Tabakëve si dhe vendosjen e mozaikut të flamurit.Kreu i bashkisë Lulzim Basha vlerësoi rolin e qytetarëve të kryeqytetit për pavarësinë e Shqipërisë.“Si sot 100 vjet më parë  në këtë vend u ngrit flamuri kuq e zi duke i paraprirë vendimit të shpalljes së pavarësisë së vendit, sot në këtë ditë të rëndësishme që ka nisur festën që ndihet në çdo lagje, dua të ndalem për të kujtuar me mirënjohje firmëtarët e aktit të ngritjes së flamurit në Tiranë” tha Basha.Sipas Bashës, ky mozaik me gurë është autentik sikundër kjo është një vlerë e thellë dhe e vjetër e qytetit, pasi gurët janë mbledhur në trevat shqiptare dhe në vendet ku janë zhvilluar betejat e përgjakshme, që datojnë që nga koha e Skënderbeut.“Ky qytet u rrit me Shqipërinë e pavarur, sot kryeqendër e kombit shqiptar. Nga ajo ditë më 26 nëntor deri sot shumë gjëra kanë ndodhur, por sot Tirana nuk është vetëm më i madhi, kryeqendra e shqiptarëve, por shpresa dhe besimi se rrezaton shprese besim anembanë vendit”- tha Basha.Ndërsa këshilltarët e majtë në Bashki kanë hapur një ekspozitë me fotot të vecata të kryeqyteit të dikurshme dhe të atyre që dhanë vlera të jashtëzakonshme në atë cka është Tirana sot.26 nëntori, sipas kalendarit të Bashkisë ka disa aktivitete, ku mbizotrojnë ngjyrat kuq e zi dhe ku përcillet patriotizëm. Qytetarët janë treguar kureshtarë dhe kanë patur interes për të parë edhe panairin "blej shqip" në rrugën pedonale.