Komisioni i sigurisë diskuton ligjin për SHIU-n

Komisioni i sigurisë ka nisur sërish diskutimet për ligjin e Agjensisë së Inteligjencës së mbrojtjes.Komisioni është shoqëruar sërish me debate pasi deputetët e opozitës në komision kanë kërkuar seancë dëgjimore me ministrin e mbrojtjes Arben Imami në lidhje me shitjen e armatimit.“Armatimet shqiptare janë në duart e ekstremistëve prandaj ministri duhet të vijë të raportojë në Komisionin e Sigurisë” theksuan deputetët socialistë.Ndërsa deputetët e mazhorancës ka theksuar se komisioni është mbledhur për të diskutuar ligjin dhe jo për armatimet.“Në lidhje me armatimet është bërë një seancë dëgjimore por nëse opozita kërkon komisioni e thërret  sërish ministrin të raportojë” theksuan deputetët e mazhorancës.Ndërkohë, Komisioni i sigurisë ka kaluar parimisht vetëm me votat e mazhorancës projektligjin për Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes.Në mbledhjen e kaluar opozita kërkoi nga Ministria e Mbrojtjes që të sjellë informacion sa i përket korrespondencës së realizuar mes Ministrisë dhe agjencisë amerikane të inteligjencës, informacion ky i cili konsiderohet i klasifikuar.Ndërkaq përfaqësuesit e opozitës kanë kërkuar shpjegime për institucionin që do të kontrollojë këtë agjenci, çka sipas drejtorit juridik në Ministrinë e Mbrojtjes këtë funksion e ushtron Parlamenti.