Vrasja e të riut në Mat, "burg pa afat" për Përparim Bojën
Gjykata e Matit jep masën e sigurisë “burg pa afat” për Përparim Bojën i cili akuzohet për vrasjen e 23-vjeçarit Fatjon Barmeta.Në seancën e kaluar, trupi gjykues ka lënë në burg edhe dy të akuzuarit e tjerë për vrasjen dhe më pas groposjen e 23-vjeçarit, dhe përkatësisht Astrit Bojën dhe Përparim Canin.Pas dhënies së vendimit, Astrit Boja ka deklaruar se para gjykatës se vrasjen e Fatjon Barmetës e kryen vëllai i tij Përparim Boja dhe Fation Cani.Fatjon Barmeta, 23 vjeç, punonte kamerier në lokalet e qytetit, ndërkohë që banonte buzë lumit të Matit, afro një kilometër larg Klosit.Trupi i pajetë i të riut u gjet i groposur disa ditë më parë pranë lumit të Matit, disa kilometra larg Klosit. Dyshohet se 23-vjeçari është mbytur dhe më pas të jetë groposur.