AK:Referendum për bashkimin Shqipëri-Kosovë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Nëntor 2012, 11:49
Aleanca Kuqezi propozon nga Prishtina referendum për bashkimin e Shqipërisë e Kosovës.Kreu i AK-së Kreshnik Spahiu theksoi se më 28 nëntor nis peticioni për referendum popullor ndërsa I ka bërë apel shqiptarëve nga gjithë trevat të marrin pjesë në këtë peticion.Peticioni do të nënshkruhet më 28 nëntor në kufirin Shqipëri-Shqipëri dhe do t'i dorëzohet të dy parlamenteve në Tiranë e Prishtinë” tha Spahiu.Sipas tij, referndumi do të jetë një votim popullor për bashkimin e dy Shqipërive dhe procedura dhe referendumi të monitorohen nga ndërkombëtarët.