Komisioni i ekonomisë miraton ndryshimin e ligjit për borxhin publik

Komisioni parlamentar i Ekonomisë ka miratuar vetëm me votat e mazhorancës  ndryshimin e ligjit për borxhin publik.Zëvendërministri i financave Nezir Haldedaj deklaroi në komision se rritja e nivelit të borxhit deri në 62.6 % , kërkon amendim të ligjit.Sipas tij rritja e borxhit vjen si rezultat i krizës në Evropë dhe në emër të rritjes ekonomike.“Borxhi publik për këtë vit është në nivelin 60.5 % . Ne kemi borxh të shëndetshëm, pasi borxhi është marrë vetëm për investime. Rritja e borxhit publik vetëm për garancinë energjetike pasi sektori energjetik është një risk për buxhetin” tha Haldedaj .Ndërsa deputetët e opozitës kërkuan nga mazhoranca të përcaktojë nivelin e borxhit. Sipas tyre, mazhoranca ka shkelur kufirin e borxhit publik pasi premtoi se do ta ulë borxhin deri në 55 %.Qeveria ka vendosur të shfuqizojë tërësisht nenin që përcakton tavanin prej 60 për qind të nivelit të borxhit publik, duke mos përcaktuar si limit tjetër 62.6 përqind.Propozimi i qeverisë parashikon shfuqizimin e paragrafit të fundit të nenit 58 të ligjit për menaxhimin e sistemit buxhetor, ku përcaktohet se niveli i borxhit nuk duhet të jetë më i lartë se 60 për qind.Miratimi i heqjes së kufirit ligjor të borxhit mund të bëhet me shumicë të thjeshtë nga mazhoranca, çka nënkupton se konsensusi parlamentar nuk është një domosdoshmëri.