Berisha: Të njihemi me gabimet e së shkuarës

Kryeministri Berisha ka deklaruar sot se për tu njohur më mirë me vlerat e historisë duhet të njihemi edhe gabimet e së shkuarës.Ndërsa ka marrë pjesë në çeljen e ekspozitës të piktorit Eqerem Zenelaj për 100-vjetorin e Pavarësisë, kryeministri Berisha e cilësoi këtë ekspozitë si galerinë e krenarisë kombëtare.“Falenderim dhe mirënjohje Eqerem Zenalaj për këtë dhuratë të shkëlqyer që i bëri sot muzeut tonë kombëtar duke e pasuruar me vepra të një rëndësie të veçantë. Pak ditë më parë do të më sillte në zyrë dokumentin e shpalljes së pavarësisë në Durrës. Historianët e traditës hoxhiste u shprehën se nuk ekziston ky dokument po unë dua t`ju them se dokumenti ekziston me të gjitha vulat dhe firmat e atyre që shpallën pavarësinë. Për të njohur më mirë vlerat e saj duhet të njihemi me gabimet e së shkuarës” tha Berisha.