Mbërrijnë në Vlorë kosovarët e nisur në këmbë nga Gjilani
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Nëntor 2012, 09:59
Pas 16-të ditë udhëtimi në këmbë kanë mbërritur në Vlorë kosovarët të cilët ishin nisur nga Gjilani.Të veshur me veshje kombëtare, dhe me flamurin kombëtar ata janë pritur nga kreu i bashkisë së Vlorës Shpërtim Gjika.Grupi i kosovarëve u nisën në këmbë nga Gjilani më datën 10 nëntor dhe gjatë udhëtimit të tyre për në Vlorë janë ndaluar edhe në qytete të ndryshme të Shqipërisë.Ky udhëtim ka një simbolikë, atë se në Vlorë po udhëtojnë tre komuna të Kosovës Lindore, Presheva, Medvegja e Bujanoci, të cilat kanë qenë dhe do të jenë pjesë e trungut shqiptar.