Dy raportet e panjohura për shqiptarët, gjermanët janë larguar në dhjetor
Nëse duhet të ndyshoj ose jo historia dhe në cilën periudhë është tashmë një diskutim i hapur. Ajo çka ishte gati e patundshme deri më tani është se Shqipëria është çliruar më 28 apo 29 nëntor.Në fakt, historianët e huaj po i kërkojnë historianëve shqiptar të marrin parasysh këndvështimet dhe dokumentet e tyre sepse kanë dalë në pah të dhëna te reja. Bernd Fischer thotë se ka në dorë 2 raporte; një gjerman dhe një amerikan ku sipas raporti të parë, atij gjerman, nazistët janë laguar nga Shqipëria më 4 dhjetor dhe jo në fund të nëntorit.E ndërsa shtrohet pyetja se kur në të vertetë është çliruar vendi, historianët shqiptar për një gjë janë të sigurt: se ka ardhur momenti të rishikohet historia.Historiani Fisher i prezantoi publikut 2 këndëvështrimet e raporteve se si janë përshkuar nga gjermanë dhe amerikanë në vitet 1944 1945. Gjermanët i konsiderojnë shqiptarët si: njerëz të egër, të paaftë për të qeverisur, duhej një udhëheqje e fuqive të mëdha sepse e ardhmja e tyre ishte e pasigurt. Shqiptarët përshkruhen si dembel ndërsa vendi në 1945 kishte bujqësi mesjetare.Ndërsa në raportin amerikan për shqiptarët shkruhej: gjyqet politke dhe shërbimet sekrete ngjallnin terror. Hapa të rëndësishëm u bënë në shëndetësi dhe se shqiptarët shiheshin me dëshirën dhe prirjen perëndimore dhe për më tepër proamerikane.